LAJMI I FUNDIT:

Gazetari i njohur Blendi Fevziu teston funksionin autopilot të modelit Y të Tesla

Gazetari i njohur Blendi Fevziu teston funksionin autopilot të modelit Y të Tesla

Modeli Y është një veturë elektrike që prodhohet nga Tesla, lider në tregun e veturave elektrike.

Një karakteristikë interesante e modelit Y – sikurse edhe te disa modele të tjera – është edhe funksioni i autopilotit.


Dhe së fundmi – duke e provuar aftësinë dhe inteligjencën e funksionit autopilot të Tesla-s, është parë edhe gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, përcjell Telegrafi.

Ai fillimisht u pa i frikësuar teksa makina po lëvizte vetë, por pastaj e pa si zgjidhje e mirë për të ardhmen.

Funksioni autopilot ka aftësinë të kontrollojë shpejtësinë e makinës dhe të mbajë atë në korsinë e drejtë, të parkojë atë automatikisht, dhe të ndihmojë në tejkalimin e makinave tjera.

Megjithatë, edhe pse funksioni ka shumë aftësi, shoferi duhet të jetë gjithmonë i përgatitur për të ndërvepruar me makinën. /Telegrafi/