LAJMI I FUNDIT:

Gazetari Mefail Bajqinovci i bashkohet Vetëvendosjes

Gazetari Mefail Bajqinovci i bashkohet Vetëvendosjes

Gazetari i njohur Mefail Bajqinovci i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i VV-së, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.


” Z. Bajqinovci për këto 18 vite ka qenë një zë i fuqishëm kritik ndaj keqqeverisjes dhe abuzimeve me pozitat zyrtare, prona dhe haraç etj. Si rezultat i punës shumëvjeçare në gazetari, sot konsiderohet si njohës shumë i mirë i fushës së sundimit të ligjit”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Mefail Bajqinovci, është emër shumë i njohur për publikun. Si gazetar, autor dhe drejtues i deritanishëm i emisionit “Puls” në KTV, për 18 vite z.Bajqinovci ka krijuar një emër të pazëvendësueshëm në gazetarinë televizive.

Në publikun kosovar identifikohet si njëri nga udhëheqësit më të guximshëm të emisioneve televizive, duke dhënë një kontribut të çmuar në promovimin e gazetarisë hulumtuese dhe nxitjen e aktivizimit qytetar. Për 15 vjet rresht “Puls” ka goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin institucional duke sjellur informacione ekskluzive e skandale si dhe duke trajtuar problemet e ndryshme në shoqërinë kosovare, që nga menaxhimi i shtetit, e deri te politika, ekonomia, shëndetësia dhe çështjet sociale.

Z. Bajqinovci për këto 18 vite ka qenë një zë i fuqishëm kritik ndaj keqqeverisjes dhe abuzimeve me pozitat zyrtare, prona dhe haraç etj. Si rezultat i punës shumëvjeçare në gazetari, sot konsiderohet si njohës shumë i mirë i fushës së sundimit të ligjit.

Mefail Bajqinovci ka lindur dhe është rritur në Prishtinë. Ka mbaruar fakultetin e Komunikimit Masiv. Është trajnuar dhe çertifikuar në fushën antikorrupsion dhe siguri.

Z. Bajqinovci ka vendosur që t’i bashkohet VETËVENDOSJE!-s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori