LAJMI I FUNDIT:

Gazetarët do ta padisin shtetin e Maqedonisë për shkak të 27 prillit

Gazetarët do ta padisin shtetin e Maqedonisë për shkak të 27 prillit

Së paku 15 gazetarë, të cilët kanë qenë duke raportuar nga Kuvendi i Maqedonisë gjatë ngjarjeve të 27 prillit, kanë paralajmëruar se do të ngrisin padi kundër shtetit të Maqedonisë, për kompensim të dëmit.

Iniciatorët e kësaj janë gazetarët Goran Trpenovski, Bobi Hristov dhe Dishica Mrgja, të cilët thanë se përveç gazetarëve që kanë qenë brenda Kuvendit, duhet të kyçen edhe ata që kanë raportuar nga jashtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shpresojmë që gazetarët dhe kameramanët do të mbledhin guxim për ta paditur shtetin, pasi ne atje kemi qenë në vend të punës dhe ka mundur të kemi pasoja më të mëdha”, tha Goran Trpenovski.

Gazetarët do ta padisin shtetin, sipas nenit 166 të Ligjit për marrëdhënie të detyrueshme – përgjegjësi për shkak të akteve terroriste, demostratave publike dhe manifestimeve./Telegrafi/