Ky është një nga titujt e faqes së parë të gazetës ‘Bashkimi i Kombit’ të datës 30 korrik 1944 që botohej në Tiranë. Këtu përshkruhet një ngjarje luftarake në rrethinën e Gjilanit të cilën e dërgon korrespondenti i kësaj gazete. Ky territor, sikur edhe pjesa më e madhe e Kosovës, atëherë ishin pjesë e Shqipërisë dhe qeverisej nga Tirana. Fakti i parë që vërehet në këtë korrespondencë është emri i qytetit. Qyteti është quajtur Gilan deri në fillim të viteve të 80-ta kur iu ndërrua zyrtarisht në Gjilan. Por, këtu, katër dekada më parë, figuron me emrin Gjilan dhe kjo duhet të ketë një domethënie.
Sidoqoftë, korrespondenca flet për një betejë të cilën e kishin fituar shqiptarët kundër partizanëve serbë me ç’rast kishin zënë disa robër lufte. Ndër robërit është edhe një ‘zonjushe serbe’ e cila është studente por që i është bashkuar partizanëve. Një shqiptar, i cili është zënë duke luftuar në anën e partizanëve serbë, pushkatohet për tradhëti. Robërit, sipas korrespondentit, janë trajtuar mirë. E keqja e vetme që u ka ndodhur është se njërës nga serbet e robëruara i mungojnë këpucët të cilat ia ka marrë një fshatar shqiptarë. Por, robëresha serbe nuk bëhet merak për këtë punë dhe është e gëzuar që ka mbetë gjallë dhe, e mahnitur, i lavdëron shqiptarët për mirësjellje.
Në vitin 1944 rajoni i Gjilanit ka qenë vend i betejave të përhershme në mes forcave shqiptare dhe atyre partizane serbe. Kufiri i shtetit shqiptar ka qenë i vendosur në linjën e hekurudhës Preshevë – Bujanoc të cilën shqiptarët e mbronin me sukses. Jo shumë ditë nga botimi i këtij artikulli, në njerën nga luftërat për mbrojtjen e kufirit shqiptar ka rënë edhe gjyshi im, emrin e të cilit e mbaj unë dhe kam shumë dëshirë ta kem trashëguar edhe karakterin e tij. Për shkak të rezistencës heroike të shqiptarëve të Gjilanit, kur u thye kufiri, pasoi një masakër e rëndë që kryen forcat partizane maqedono-serbe e që njihet si Masakra e Gjilanit.
Edhe një titull tjetër flet për luftën dhe për mbrojtjen e kufirit që zhvillon ‘Rinia Nacionaliste Vullnetare në frontin e Morinës’. Aty, me datën 9 korrik, vritet një luftëtarë nga Tirana i cili quhet Hamit Troplini dhe i cili para vdekjes i flet fjalët e fundit:’ M’i thuani nanës mos me më qa; hecni përpara. Rroftë Shqipnija Ethnike.’
Dy artikuj tjerë, që zënë vend më prominent, janë të Mazar Sopotit dhe Nebil Çikës, dy intelektualë të njohur të asaj kohe. Gazeta ‘Bashkimi i Kombit’ ka mbrojtur politikën e qeverisë ekzistuese. Për shkak të gjendjes së luftës, por më shumë për shkak të rrezikut të komunizmit i cili përparonte me brigadat partizane serbe dhe shqiptare, gazetën e përshkon një dozë e veçantë e propagandës.
Qëllimi i kësaj gazete ka qenë mbajtja e frymës nacionaliste atdhetare në mbrojtjen e ‘Shqipëniës Ethnike.’ Por, sa kishte efekt gazeta? Sa shpërndahej dhe sa lexohej? A vinte gazeta në Gjilan dhe qytete tjera të Kosovës dhe a lexohej? Për fat të keq është vështirë ta dijmë përgjigjen e saktë.
Sidoqoftë, artikujt e faqes së parë të kësaj gazete flasin për momente të vështira të popullit shqiptar dhe qeverisë së atëhershme shqiptare e udhëhequr nga Fiqri Dine e cila qe detyruar të binte në fund të gushtit 1944.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

Gazetarja që e varin lakuriq për ta bërë shembull të torturës mizore

Dosja osmane për jetën e Ismail Qemalit dhe disa reflektime të gazetave osmane ndaj pavarësisë së Shqipërisë

Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!

Italianët që projektuan Tiranën moderne

VDEKJA IME

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Në dy vende, njerëzit shpenzojnë më shumë se sa fitojnë – ja sa para u mbesin në fund të muajit, evropianëve

Dafina Zeqiri mahnit me vokalin teksa këndon ‘live’ në darkën e organizuar nga presidentja Osmani

Visar Ymeri i kërkon falje publike policit Amir Gërguri: Këtë duhet ta bëjë edhe ministrja Haxhiu

Publikohet momenti kur Buci kishte tentuar ta prekte edhe Brikendën

Hamasi ka një kërkesë për Elon Musk, pas vizitës së këtij të fundit në Izrael

Trajneri i Anglisë bëhet viktimë e një mashtrimi ku humbi milionat