Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se qeveritë asnjëherë nuk kanë rënë nga opozita, por nga mosfunksionimi i koalicioneve.
Gaxherri tha se votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është jetike për qytetarin.
“Qeveritë nuk kanë rënë nga opozita edhe kurrë nuk kanë me rënë, por kur nuk funksionon koalicioni. Prandaj opozita nuk duhet të lodhet asnjëherë. S’kemi nevojë me humb kohë”, tha Gaxherri, në Klan Kosova.
“Sa i përket Ligjit për Rimëkëmbje, por edhe ligjet e tjera që janë me rendësi jetike. Unë mendoj që është një dobësi nga secila parti politike që nuk e voton ligjin. Qeveria e ka propozuar Ligjin dhe ju mund të propozoni ndryshimet dhe mund ta pasuroni”.
Ajo theksoi se partitë opozitare po bëjnë lojë elektorale me këtë ligj.
“P.sh rasti i Lëvizjes Vetëvendosje kur ka propozuar amandamente në Ligjin për Buxhetin dhe më pas nuk e kanë votuar buxhetin. Edhe Partia Demokratike e Kosovës po luan lojëra elektorale ju po thoni që ligji nuk është asgjë, por po thoni që duhet të ketë 300 milionë euro më shumë. Sivjet mund të kemi 300 milionë euro më pak të hyra”.
Sipas saj qëllimi parësor është dhënia e një “infuzioni” për ekonominë.
Deputetja e LDK-së tha se opozita më shumë pikë fiton nëse e voton Ligjin për Rimëkëmbje dhe thotë se këtë nuk arrit ta bëjë pozita.
“Çështja e Trustit është pika e fundit, sepse tek e fundit është zgjedhje e qytetarit nëse dëshiron apo a jo që t’i tërheq 10 përqindëshin e Trustit. Qëllimi ynë është që t’i fusim 200 milionë euro infuzion për ekonominë”.
“Qeveria nuk bie nëse ju nuk votoni ligje. Opozita fitoni më shumë pikë elektorale nëse ju thoni ja nuk arritet të votoni këtë”.
“Ne e kemi bërë llogari që me Trustin ti vëmë në lëvizje 200 milionë euro, pastaj edhe 300 milionë nga Pakoja, edhe me anë të marrëveshjeve ndërkombëtare, në mënyrë që t’i mbushim hendeqet ekonomike”.
Ajo foli shkurtimisht edhe për Marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Washington në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Gaxherri tha se nuk është shkuar në Washginton për ta marrë njohjen nga Serbia, por se kjo është shpikur nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Marrëdhëniet kurrë nuk kanë qenë në pikën më të ulët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Është dashur të punohet shumë për ta rikthyer besimin. Kjo nga Qeveria e kaluar”.
“Është e keqe të manipulohen qytetarët. Nuk është e vërtetë që është shkelur Kushtetuta. Kryeministri është legjitim sepse është i zgjedhur nga populli. Ju e keni shpikur sepse askush nuk ka thënë se po shkojmë në Washington për t’i marrë njohjen nga Serbia”.
Ajo tha se kryeministri Avdullah Hoti, çdo herë ka kërkuar unitet politik për temat me rëndësi për vendin.
Ndërkaq rreth shkuarjes në zgjedhje, Besa Gaxherri, tha se në zgjedhje shkohet nëse merren vesh partnerët e koalicionit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak