LAJMI I FUNDIT:

Gattuso në bisedime për ta zëvendësuar Ancelottin te Napoli

Gattuso në bisedime për ta zëvendësuar Ancelottin te Napoli
Gennaro Gattuso dhe Carlo Ancelotti (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka caktuar takim me Gennaro Gattuson në Romë për të diskutuar lidhur me postin e trajnerit.

Carlo Ancelotti është duke pasur vështirësi për t’i ndryshuar gjërat në San Paolo, ashtu që pronari i klubet mendon ta zëvendësojë atë.


Napoli është në vend të shtatë në tabelë pas 15 javësh duke grumbulluar vetëm 21 pikë, ndërsa nuk di për fitore në nëntë ndeshjet e fundit.

Carlo Ancelotti dhe Gennaro Gattuso (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Kjo ka nxitur spekulime se Ancelotti do të shkarkohet nga pozita dhe vendin e tij mund ta zë ish-trajneri i Milanit, Gattuso.

Tuttosport raporton se presidenti i Partenopei do të bisedojë me legjendën e Rossonerëve, i cili kërkohet edhe nga Fiorentina dhe klubi kinez, Guagnzhou Evergrande. /Telegrafi/