LAJMI I FUNDIT:

Gati 100 vende zotohen të ulin emetimet e metanit me 30 për qind

Gati 100 vende zotohen të ulin emetimet e metanit me 30 për qind

Përafërsisht 100 vende kanë nënshkruar një zotim global për të ulur emetimet e metanit me 30 për qind, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Kjo është fantastike”, tha të martën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von de Leyen ndërsa njoftoi lajmin, duke shpjeguar se ulja e emetimeve të metanit do të ketë një ndikim të shpejtë. “Të bësh këtë do të ngadalësojë menjëherë ndryshimin e klimës”, shtoi ajo.


“Ne duhet të veprojmë tani”, shpjegoi gjermania. “Ne nuk mund të presim për vitin 2050, duhet të reduktojmë shpejt emetimet dhe metani është një nga gazrat që mund të reduktojmë më shpejt. Reduktimi i emetimeve të metanit është një nga gjërat më efektive që mund të bëjmë për të reduktuar ngrohjen afatshkurtër globale dhe për të mbajtur 1.5 gradë Celsius. Është fruti më i ulët”, përfundoi ajo, shkruan cnn.

Metani – përbërësi kryesor i gazit natyror – është i padukshëm dhe pa erë, dhe ka 80 herë më shumë fuqi ngrohëse në afat të shkurtër se dioksidi i karbonit.

Metani mund të prodhohet në natyrë nga vullkanet dhe lëndët bimore në dekompozim, por ai rrjedh në atmosferë në sasi shumë më të mëdha nga deponitë, blegtoria dhe industria e naftës dhe gazit. /Telegrafi/