LAJMI I FUNDIT:

Gastronomët: Nuk duhet të krahasohemi me Gjermaninë, na lejoni të mbijetojmë

Gastronomët: Nuk duhet të krahasohemi me Gjermaninë, na lejoni të mbijetojmë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka shprehur sërish shqetësimin e saj mbi gjendjen e rëndë që po mbretëron në sektorin e gastronomisë si pasojë e masave të ndërmarra nga qeveria për luftimin e përhapjes së pandemisë me coronavirus.

Në kohën kur vendi po hyn në muajin e dhjetë të përballjes me sëmundjen e rrezikshme, një hulumtim i shoqatës mbi ndikimin e pandemisë në gastronomi, tregon se nga rreth 27,000 punëtorë në këtë sektor tash janë rreth 10,000 më pak që paraqet 2.7% rritje në shkallë të papunësisë.

Në një postim në Facebook, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve Petrit Kllokoqi thotë se pa një përkrahje ekonomike dhe me masat e vendosura, kjo situatë mund të rëndohet akoma pasi nga sondazhi i përgatitur, 56 për qind të bizneseve kanë raportuar se duhet të largojnë më shumë staf për të mbijetuar apo 9.950 punëtorë që ndikon në rritjen e shkallës së papunësisë në 5.5 për qind.

Sipas shoqatës derisa një konsumator para pandemisë kishte shpenzuar mesatarisht 197 euro në gastronomi, tash shpenzon mesatarisht 87 euro, andaj kërkon të tregohet kujdes ndaj ekonomisë dhe se një mbyllje eventuale e vendit si pasojë e pandemisë do të ishte me përmasa katastrofale.

“Kontrolli duhet të rritet duke u inspektuar, mirëpo asnjëherë mbyllje. Momentalisht po bëjmë grumbullim të njerëzve shkaku i kufizimit në kohë të caktuar, duhet të rrisim orarin dhe ta rrisim kontrollin për të lehtësuar këtë gjë, bile edhe OBSH po rekomandon që kufizimi është i panevojshëm.

Një kategori e pakos së rimëkëmbjes do të zbatohet në vitin tjetër, ndërsa ne jemi momentalisht të rraskapitur ekonomikisht. Nuk duhet të krahasomi me Gjermaninë, sepse ajo ka ndarë shumë miliarda dhe ka ndryshuar në kohë normat tatimore për çështjen e pandemisë, madje në çdo mbyllje të ekonomisë.

Banka Qendrore e Kosovës duhet të ri-programojë kreditë, e shteti duhet ta paguaje interesin se s’po mund t’ia dalim nga kjo gjendje. Ndërsa delivery duhet urgjentisht të lejohet, taksitë të punojnë e delivery jo, s’ka logjikë. Ju lutem na lejoni të mbijetojmë këtë vit, aman!”, shkruan Kllokoqi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i

Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron

Edil Project
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Ekonomi
​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Ekonomi
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori