LAJMI I FUNDIT:

Gashi: SHBA tha se Kosova duhet t’i jep diçka Serbisë, që të njihet nga Rusia e Kina (Video)

Gashi: SHBA tha se Kosova duhet t’i jep diçka Serbisë, që të njihet nga Rusia e Kina (Video)

Astrit Gashi thotë se SHBA i ka përmendur tri pika për Kosovën.

Analisti Astrit Gashi ka thënë se Gjermania ka frikë se me prekjen e kufijve të Kosovës mund të ketë pasoja rajonale.


Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve më shumë është e Serbisë se e Thaçit.

“Por kjo ide tashmë ka depërtuar edhe në zyrën e Trumpit apo Macronit në Francë, dhe nuk mund të konsiderohet më si ide e Serbisë”.

Gashi ka thënë se nga ajo që ka dëgjuar nga takimet me shoqërinë civile SHBA ka dhënë disa mesazhe për Kosovën dhe Serbinë.

“Duhet arritur një marrëveshje e re Kosovë – Serbi, nuk ka kohë të pafundme për t’u arritur kjo marrëveshje dhe e treta në një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, Kosova duhet të përgatitet t’i dhurojë diçka Serbisë, në mënyrë që të merr dy njohje shumë të rëndësishme e jo disa periferikë. Pra duhet njohja nga Rusia dhe Kina”.

Sipas analistit është e qartë se faktorët ndërkombëtar po paralajmërojnë se Kosova nuk do të mbetet e njëjtë pas një marrëveshje me Serbinë.

“Një pjesë e SHBA dhe Franca po na thonë qartë se Kosova nuk do të mbete kështu”.

Gashi thotë se “kukullat” në bashkësinë ndërkombëtare kanë ndryshuar.

“Qëndrimi ka ndryshuar në SHBA. Më herët nëse ke përmendur ndryshimin e kufijve je shpallur armik i tyre. Deri vonë SHBA nuk kanë komunikuar me Vetëvendosjen për shkak se këta të fundit përmendnin bashimin me Shqipërinë”, deklaroi ndër të tjera analisti Astrit Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori