LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Qeveria Haradinaj do të dirigjohej nga Beogradi

Gashi: Qeveria Haradinaj do të dirigjohej nga Beogradi

Avokati i njohur, Tomë Gashi ka thënë se nëse PAN do të arrijë të krijojë Qeverinë, atëherë Kosova do të ketë një Qeveri të dirigjuar nga Beogradi.

“Haradinaj me thuajse të gjithë udhëheqësit e PDK-së ka pas probleme personale, ka pas sharje e fyerje, madje edhe me ndjejkje penale. E dimë çfarë dashnie ka pasur. U ofrua një post i kryeministrit dhe këto u harruan”,tha Gashi.


“Nëse krijohet Qeveria e PAN-it, ajo dihet sa do të zgjasë, do të kemi një Qeveri të dirigjuar nga Beogradi. Qeveria Haradinaj nëse formohet do të ketë në përbërje 10 serbë dhe anëtarët e tjerë të pakicave jo shqiptarë dhe kështu do të kemi Qeveri të Kosovës që dirigjohet nga Beogradi”, tha Gashi, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se nëse Qeveria krijohet nga koalicioni LAA dhe Vetëvendosja do të ketë më shumë kredibilitet.

“LAA dhe Vetëvendosja ka shumë më shumë numra se PAN dhe kanë kredibilitet më të madh, dhe Lista Serbe do të ketë ndikim shumë më të vogël për shkak të numrave që kanë”, tha ai.

Sipas tij, presidenti Hashim Thaçi duhet të luajë rolin që i takon, nëse koalicioni PAN nuk arrin të krijojë Qeverinë.

“Nëse nuk i ka numrat, presidentit nuk mund të bëjë kalkulime, pos të ja ofrojë mundësinë Vetëvendosjes”, tha Gashi. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori