LAJMI I FUNDIT:

Gashi për tensionet në LDK: Në zgjedhjet e partisë votojnë vetëm anëtarësia e jo masat popullore (Video)

Gashi për tensionet në LDK: Në zgjedhjet e partisë votojnë vetëm anëtarësia e jo masat popullore (Video)

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se në zgjedhjet e brendshme të LDK-së do të evitohen incidentet si ato në Mitrovicë, pasi ka pasur një keqkuptim në koncept.

Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se tensionet në zgjedhjet e brendshme të LDK-së në Mitrovicë kanë ndodhur si pasojë e dëshirës që kanë njerëzit për t’u angazhuar në LDK.

“LDK po shihet si alternativa më e arsyeshme dhe më e mundshme që të merr pushtetin në Kosovë dhe normalisht ka pasur shumë pjesëmarrës në këto zgjedhje të brendshme të LDK-së dhe si duket Kryetari i Degës [në Mitrovicë] dhe kryetarët e nëndegëve nuk kanë qenë të gatshëm ta menaxhojnë këtë proces zgjedhor me aq shumë njerëz dhe janë ngritur tensionet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Problemi është se në koncept është gabuar, pasi zgjedhjet partiake janë ekskluzive e jo inkluzive ku përfshihen masat qytetare. Ato janë zgjedhje ku votojnë vetëm njerëzit e LDK-së. Duke përfshirë më shumë njerëz në këto zgjedhje e duke mos pasur lista zgjedhore ka ardhur deri te incidentet e këtij lloji që në të ardhmen nuk do të përsëriten”, shtoi Gashi.

Deputeti i LDK-së ka thënë se në bazë të Statutit të LDK-së, anëtarët e LDK-së, që janë të regjistruar deri në 20 ditë para mbajtës së kuvendit të nëndegës, automatikisht kthehen në votues në momentin që mbahen zgjedhjet në nëndegë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori