LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Nuk kam marrë ftesë me shkrim nga Specialja, as në dasmë nuk shkoj pa ftesë

Gashi: Nuk kam marrë ftesë me shkrim nga Specialja, as në dasmë nuk shkoj pa ftesë
Foto: Ridvan Slivova

Avokati Tomë Gashi ka sqaruar se nuk ka pranuar ftesë me shkrim nga Prokuroria Speciale në hagë dhe se refuzon të shkoj kudo që ftohet pa pasur një ftesë zyrtare.

Gashi thotë se është ftuar nga një person i panjohur i prezantuar si hetues nga Prokuroria Speciale, por nuk ka marrë ftesë me shkrim.


“Unë kam pranuar thirrje telefonike nga një person dhe numër i pa njohur i cili është prezantuar si hetues nga Prokuroria Speciale. Nuk kam marr ftesë me shkrim. Ai ka kërkuar që unë të shkoj së bashku me Faton Klinakun në zyrat e Eulex-it në Fushë Kosovë aty ku janë intervistuar pjestarët e UÇK-së. Unë kam refuzuar të shkoj te ata dhe posaçërisht që të shkoj me zotin Faton Klinaku pa ftesë të shkruar”, shkruan Gashi.

Avokati sqaron se edhe në të kaluarën ka refuzuar tu përgjigjet thirrjeve të kësaj gjykate, të cilat janë bërë përmes rrjeteve sociale, duke u shprehur se pa ftesë nuk shkohet as në dasmë.

“Si tani edhe në të kaluarën kam refuzuar thirrje nga Gjykata Speciale përmes: viber, ëhats aap apo çfarëdo rrjeti social kur kanë bërë ftesa për klientët e mi. Nuk ka praktika juridike ne bote qe ftohen në gjykata pa ftesa. As në dasmë nuk shkon njeri pa ftesë”, shprehet Gashi.

Tomë Gashi dhe Faton Klinaku ftohen në policinë e EULEX-it
Lexo po ashtu Tomë Gashi dhe Faton Klinaku ftohen në policinë e EULEX-it

Ndryshe, Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë ka kërkuar nga avokati Tomë Gashi dhe sekretari i OVL të UÇK-së Faton Klinaku të lajmërohen në policinë e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Në një postim në Facebook, avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese, pasi që nuk e njeh Gjykatën Speciale. /Telegrafi/