LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Kurtin e kemi lutur të marrë përgjegjësi për dialog por nuk guxonte, rrezikoi marrëdhëniet me SHBA-në e krijoi lidhje speciale me Borellin e Lajçakun

Gashi: Kurtin e kemi lutur të marrë përgjegjësi për dialog por nuk guxonte, rrezikoi marrëdhëniet me SHBA-në e krijoi lidhje speciale me Borellin e Lajçakun
Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi gjatë intervistës për “Përballje”, Foto: Ridvan Slivova

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi gjatë intervistës për “Përballje”, me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu ka folur për përfaqësimin e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, për kritikat e opozitës ndaj Qeverisë Hoti, për përfshirjen e mundshme të PDK-së në Qeveri, zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, mundësinë për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme me Lëvizjen Vetëvendosje si dhe për deklarimin për media që e bëri shefit i LDK-së, Isa Mustafa për arrestimin e kryetarit të Istogut, Haki Rugova.

Etiketimet e partive të opozitës si, “Qeveri Koti” dhe “Qeveri e Lodhët”, Gashi tha se nuk janë diskurs i LDK-së, ndërsa theksoi se opozita po mundohet të krijojë imazhin se Qeveria Hoti nuk po mund t’i kryejë punët e veta.

Sipas Gashit, opozita në është obstruktive dhe nuk po i përkrahë në Kuvendin e Kosovës pasi gjatë kohës sa ishte në qeverisje, Albin Kurti nuk kishte guxim të marrë përgjegjësi, e nuk pranonte të shkonte në dialog.

“E kemi lut në Kuvend, “merr përsipër detyrat e tua kushtetuese”. Kushdo që është në pozitën e kryeministrit, nuk mundet me u ik obligimeve të veta kushtetuese dhe nuk mundet me përdorë strategji përçarëse dhe me u lidh me një vend në përballje me vendet tjera. Kosova nuk ka fuqi as ekonomike, as ushtarake, as politike dhe as njerëzore që me hy në një luftë politike mes Evropës dhe SHBA-ve. Kosova duhet me pa interesin e vet strategjik dhe me u sjell mençëm me partnerët ndërkombëtarë në interes të vendit”, tha Gashi në “Përballje”.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi gjatë intervistës për “Përballje” në Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së tha se Kurti i ka rrezikuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka krijuar lidhje speciale me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që kanë kryesisht orientim të majtë, përfshirë këtu edhe shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe emisarin special për dialog, Mirosllav Lajçak.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi gjatë intervistës në “Përballje”, Foto: Ridvan Slivova

“I kam propozuar rezolute në emër të LDK-së dhe LVV-së që Kuvendi shpreh vullnetin politik, që udhëheqës i bisedimeve është kryeministri i Kosovës, sepse kryeministri i Kosovës pretendonte që nuk shkon atje me ia mbajt çantën Hashim Thaçit. Për inate personale ka rrezikuar raportet e Kosovës me SHBA-të dhe ka kriju një lidhje speciale me vende specifike kryesisht të orientimit të majtë në Bashkimin Evropian, duke përfshirë edhe Lajçakun edhe Borellin që janë përfaqësues të Bashkimit Evropian, por që kanë një qasje skeptike për Kosovën. Kjo qasje ka qenë e gabume, sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës, PDK-ja çdo gjë që është sot në tavolinë është pasojë e qeverisjes së PDK-së, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, tha Gashi.

Gashi ka thënë se Qeveria Hoti me marrëveshjet e nënshkruara në Washington i ka hapur rrugë Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe me miqtë e saj dhe se asnjë marrëveshje e nënshkruar nuk është e dëmshme për vendin ashtu siç ka kritikuar opozita.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori