LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Kultura dhe trashëgimia jonë kulturore është pasaporta shqiptare që qarkullon në gjithë botën

Gashi: Kultura dhe trashëgimia jonë kulturore është pasaporta shqiptare që qarkullon në gjithë botën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi,  mori pjesë në hapjen e festivalit “Hasi Jehon”, ky festival tradicional në jubileun e 30 të tij u organizua nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se “për ne si Ministri e Kulturës  ka qenë dhe do të mbetet prioritet përkrahja e të gjitha aktiviteteve kulturore, përmes të cilave ruhet dhe transmetohet trashëgimia jonë kulturore”.

“Festivali “Hasi Jehon”,  këtë vit shënon vitin jubilar, dhe kjo është dëshmia më e mirë se si ruhet kultura jonë  dhe bartet nga brezi në brez. Para tridhjetë viteve Shoqëria Kulturore “Malësori” kishte marrë iniciativën për ta organizuar këtë festival dhe ka qenë në hapat e parë të jetës së saj kulturore, ndërsa sot është bërë një shoqëri me renome botërore, sepse me programin e saj të pasur kulturo artistik dikur bëri jehonë në Gllogoc , pastaj në Festivalin Botëror në Zagreb, prej nga u ftua edhe në shumë festivale tjera, por që nuk arriti të merr pjesë për ta prezantuar traditën e pasur të Hasit dhe të Kosovës në përgjithësi”, tha ministri Gashi.

Tutje ministri Gashi theksoi se “Ekspertët e fushave duhet të kenë hapësirë më të madhe për t’i dhënë shpirt traditave, e në veçanti veshjeve shumë kolorite, që i kanë sot artistët e shumtë, të cilët mbase në mungesë të njohjeve të duhura  mund të bëjnë ndonjë gabim, duke bartur një veshje të rikonstruktuar jashtë traditës, apo edhe ndonjë valle jashtë traditës sonë muzikore. Prandaj ka ardhur koha, që çdo vepër artistike të jetë e punuar nën mbikëqyrjen e ekspertëve e jo ata të injorohen, sepse vetëm nëse bashkëpunojmë në mes veti do të kemi suksese më të mëdha”.

Po ashtu, ministri Gashi uroi të gjithë pjesëmarrësit e këtij festivalit dhe tha se  “ju uroj suksese të gjithë pjesëmarrësve, gjatë tre netëve të festivali, dhe uroj të vlerësohen më meritorët, dhe në mënyrë më të mirë të mundshme t’i ruajnë traditat tona, me të cilat do të na prezantojnë në festivalet ndërkombëtare, dhe nuk do të ju mungojë ndihma e ministrisë, që e drejtoj unë, sepse kultura dhe trashëgimia jonë kulturore është pasaporta shqiptare, që qarkullon sot në gjithë botën edhe pa vizat, që po na i mohon pa të drejtë Bashkimi Evropian”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori