LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Dy javët e ardhshme vendimtare për jetëgjatësinë e Qeverisë (Video)

Gashi: Dy javët e ardhshme vendimtare për jetëgjatësinë e Qeverisë (Video)

Analisti Astrit Gashi ka thënë se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për jetëgjatësinë e Qeverisë.

Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin  në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht kokëfortësisë së Ramush Haradinajt, Thaçi nuk mund të gjejë qeveri më të përshtatshme për të quar agjendën e tij përpara.


“Thaçi nuk mund të merr atë rriskë e të rrëzoj këtë Qeveri, sepse askush nuk e di si do të jenë kompozicionet e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Askush nuk e di nëse LDK do të del e para e Vetëvendosje jo”.

Analisti thotë se Thaçi dhe Haradinaj po dërgojnë mesazhe njëri tjetrit duke “prodhuar” lajme në media.

“Mendoj që në dy javët e ardhshme do të dihet nëse kjo qeveri do të qëndrojë apo jo. A do të arrijë Kosova të ndërtojë një grup negociator që do të mund të sigurojë 2/3 e votave që më pas do të mund të votonte një platformë të Kosovës në negociata. Nëse Kosova nuk arrin për të formuar një grup të tillë, vet partnerët qeveritar do të rrëzojnë Qeverinë”, thotë Gashi, përcjell Telegrafi.

Analisti Valon Syla ka thënë se Qeveria Haradinaj do të bjerë më së largu deri në prill të vitit 2019.

Syla ka thënë se nuk mund të injorohet edhe roli PSD-së në rrëzimin ose jo të Qeverisë, pasi sipas tij ata po konsolidohen mirë dhe po hapin degë të reja.

“Faktori kyç për rrëzimin e Qeverisë është LDK-ja pasi në prill i kanë zgjedhjet e brendshme. Hashim Thaçi me ata gjashtë deputetë që ka nuk mund të rrëzojë Qeverinë pa ndihmën e LDK-së. LDK në prill hynë në zgjedhje dhe në maj përfundon. Pra, dikush nga LDK hynë në zgjedhje të brendshme për kryetar dhe thotë se e rrëzuam Qeverinë, e që më pas në të llogaritë Thaçi”.

Syla thotë se Isa Mustafa ka si synim të marrë edhe një mandat si kryeministër para se me hy në zgjedhje të brendshme në LDK./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori