LAJMI I FUNDIT:

Gashi dhe Tasholli flasin për sigurimin shëndetësor të policëve

Gashi dhe Tasholli flasin për sigurimin shëndetësor të policëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, me të cilin ka biseduar lidhur me kushtet e punës dhe mirëqenien e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u bisedua edhe për sigurimet shëndetësore dhe njohjen e përvojës së punës së policëve gjatë viteve të nëntëdhjeta.


Ministri Gashi u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme do të japë mbështetjen e saj në realizimin e kërkesave të parashtruara nga Sindikata PK-së, gjë që do të ndihmonte avancimin e mëtejmë të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/