LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Arratisja e Remzi Shalës nga Gjykata Speciale, do t’u bënte dëm edhe të ftuarve të tjerë (Video)

Gashi: Arratisja e Remzi Shalës nga Gjykata Speciale, do t’u bënte dëm edhe të ftuarve të tjerë (Video)

Avokati Tomë Gashi ka thënë se arratisja e Remzi Shalës nga Gjykata Speciale do t’u shkaktonte dëme të mëdha edhe të ftuarve tjerë nga kjo gjykatë.

“Unë këshilloj Remzi Shalën që të paraqitet para kësaj gjykate sepse do t’i bënte dëm vetës së tij dhe të ftuarve të tjerë”.


Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se mos përgjigja ndaj Gjykatës Speciale nga ana e të ftuarit Remzi Shala do të ishte si shkak për këtë institucion që të mbante në paraburgim edhe të ftuarit e tjerë.

“Në liri, shumicën e kohës janë mbrojtur edhe Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj. Ata kanë qëndruar në ambientet e burgjeve vetëm gjatë kohës sa ka zgjatur gjykimi”, tha ai përcjell Telegrafi.

Avokati ka thënë se Gjykata Speciale ka parashikuar edhe dënime me burgim të përjetshëm dhe mbetet e rrezikshme për individët.

“Qelitë në burgjet e Hagës janë 6×6 metër. Objektet mbeten të njëjta, për ata që i kanë parë më herët”.

Gashi thotë se formimi i Gjykatës Speciale vetëm për shqiptarët është një padrejtësi.

“Nuk është dashur të pranohet një gjykatë nacionale”, tha ndër të tjera Tomë Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori