LAJMI I FUNDIT:

Gashi i AAK-së premton kogjenerim dhe shesh për Obiliqin (Video)

Gashi i AAK-së premton kogjenerim dhe shesh për Obiliqin (Video)

Kandidati për kryetar të Komunës së Obiliqit, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Xhafer Gashi, ka theksuar se kogjenerimi është njëri nga projektet më të rëndësishme për Komunën e Obiliqit, sepse e ulë edhe ndotjen e ambientit.

Ai në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini, ka thënë se kanë kontaktuar edhe me Bankën Botërore dhe me institucionet e ndryshme bankare, ku me 2 tetor kanë marrë një konfirmim se do të ndodhë studimi i fizibilitetit për këtë projekt, e cila do të kryhet nga organizata gjermane GIZ.

“Pastaj sheshi është projekt tjetër madhor për qytetarët e Obiliqit, ku do të rrënohet Shtëpia e Kulturës, komuna dhe objektet që qëndrojnë prapa saj. Do të krijojmë parqe dhe do të bëhen disa objekte sociale”, ka shtuar Gashi. /Telegrafi/