LAJMI I FUNDIT:

Garë e fortë për deputetë, kjo është top dhjetëshja e pesë partive-koalicioneve politike

Garë e fortë për deputetë, kjo është top dhjetëshja e pesë partive-koalicioneve politike

Shpallja e zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka mobilizuar subjektet politike që në zgjedhjet e 6 tetorit të dalin fitues.

Mobilizimi i tyre ka nisur që nga listat me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës, ku të gjitha subjektet kanë deklaruar se pjesë e këtyre listave nuk do të jenë personat që kanë aktakuza.

Madje për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kësaj radhe partitë politike në lista iu kanë dhënë hapësirë edhe kandidatëve të rinj, madje duke i radhitur më lartë sesa disa nga figurat e njohura në partitë e tyre.

Listat me emrat e kandidatëve për deputetë u publikuan të premten si çdo herë në minutat e fundit, para se KQZ të mbyllte afatin për dorëzimin e këtyre listave.

Duke pasur parasysh një gjë të tillë, Telegrafi më poshtë iu sjell top dhjetëshen e kandidatëve për deputetë nga disa prej partive kryesore në vend, si: Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, koalicioni AAK-PSD, dhe koalicioni NISMA-AKR.

Top 10-shja e kandidatëve për deputetë nga LDK:

LDK publikoi të premten listën prej 110 kandidatëve të cilët priten të kandidojnë për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit.
Në krye të kësaj liste është Vjosa Osmani e cila njëherësh është edhe kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së.

1. Vjosa Osmani Sadriu
2. Kujtim Shala
3. Avdullah Hoti
4. Lumir Abdixhiku
5. Anton Quni
6. Lirije Kajtazi
7. Besian Mustafa
8. Driton Selmanaj
9. Hykmete Bajrami
10. Doruntine Maloku

Top 10-shja e kandidatëve për deputetë nga PDK:

PDK bëri publike listën e kandidatëve për deputetë në Konventën festive që u mbajtën të dielën, ku edhe shpallën si kandidatë për kryeministër Kadri Veselin.

1. Kadri Veseli
2. Hajredin Kuqi
3. Eliza Hoxha
4. Enver Hoxhaj
5. Valon Murati
6. Besa Ismaili-Ahmeti
7. Memli Krasniqi
8. Bedri Hamza
9. Blerta Deliu-Kodra
10. Uran Ismaili

Top 10-shja e kandidatëve për deputetë nga Vetëvendosje:

Edhe Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka finalizuar listën e saj të kandidatëve për deputetë.
Kësaj liste do t’i prijë kreu i kësaj partie, Albin Kurti, i cili edhe pritet të jetë kandidat për kryeministër të vendit.

1. Albin Kurti
2. Glauk Konjufca
3. Albulena Haxhiu
4. Arben Vitia
5. Yllza Hoti
6. Liburn Aliu
7. Fatmire Mulhaxha – Kollçaku
8. Haki Abazi
9. Xhelal Sveçla
10. Rexhep Selimi

Top 10-shja e kandidatëve për deputetë nga koalicioni AAK-PSD:

Sikurse partitë tjera edhe koalicioni AAK-PSD tashmë kanë finalizuar listën prej 110 kandidatëve për deputetë.
Prijës i kësaj liste është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili është edhe kandidatë për kryeministër.

1. Ramush Haradinaj
2. Visar Ymeri
3. Magbule Shkodra
4. Burim Ramadani
5. Anton Berisha
6. Shqipe Pantina
7. Pal Lekaj
8. Xhafer Gashi
9. Donika Kadaj-Bujupi
10. Dukagjin Gorani

Top 10-shja e kandidatëve për deputetë nga koalicioni NISMA-AKR-PD:

Koalicioni i NISMA-AKR-PD, ka bërë publike listën e 110 kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet e 6 tetorit.
Kësaj liste i prin lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj i cili është edhe kandidat për kryeministër.

1. Fatmir Limaj
2. Behgjet Pacolli
3. Albulena Balaj
4. Bilall Sherifi
5. Zafir Berisha
6. Mirlinda Sopi – Krasniqi
7. Islam Pacolli
8. Endrit Shala
9. Shqipe Kupina
10. Haxhi Shala

Duhet kujtuar se nesër përfundon afati për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë nga ana e KQZ-së. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

KQZ nesër mbyll afatin për certifikimin e partive dhe kandidatëve për deputetë
Lexo po ashtu KQZ nesër mbyll afatin për certifikimin e partive dhe kandidatëve për deputetë

“Mund të konfirmojmë se gjatë fundjavës subjektet politike kanë mundur të bëjnë korrigjimet apo përmirësimet që janë kërkuar nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim. Certifikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve po besojmë se do të fillojë gjatë ditës së sotme dhe do të përmbyllet nesër, pra më 10 shtator”, ka thënë Elezi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori