LAJMI I FUNDIT:

Garat e paligjshme në Tiranë, me shpejtësi prej 250 kilometra në orë (Video)

Garat e paligjshme në Tiranë, me shpejtësi prej 250 kilometra në orë (Video)

Pasioni i ri për shumë të rinj në Tiranë janë garat e paligjshme me makina. Rruga e Unazës nga Kopshti Zoologjik deri tek rrethrrotullimi në Sauk, është një ndër rrugët ku zhvillohen shpesh garat me makina. Gjithashtu, edhe në Sheshin “Nënë Tereza” bëhen gara të shkurtra shpejtësie, si dhe xhirim gomash, i njohur si drift.

Në rrugën e Unazës garat zhvillohen gjatë natës, në mënyrë që të mos ketë makina të tjera në rrugë. Rruga e unazës që të çon ën Elbasan është një ndër rrugët kryesore ku zhvillohen garat e paligjshme me makina në Tiranë.


Gjatë këtyre garave, shpejtësia në rrugë arrin deri në 250 km/h.

Pak ditë më parë Policia sekuestroi nëntë makina dhe mori masa administrative për të rinjtë që i drejtonin ato. Makinat përveçse ishin prodhim i viteve të fundit, ishin modifikuar për të arritur shpejtësi maksimale.

Report TV ishte në rrugën e Unazës së Madhe, ku gjatë javës bëhen gara shpejtësie. Këto gara zhvillohen nga ora 2-4 të mëngjesit. Shoferët që bëjnë gara kanë menduar edhe për vijëzimet, duke shënuar ‘Startin’ dhe ‘Finishin’ për garat me makina. Garuesit e marrin kthesën pranë Komunës së Parisit.

Shpesh garat bëhen për pasion, por ka edhe raste kur vendosen baste.

Shefi i Komisariatit të policisë Rrugore Tiranë, Ervin Hasrama, thotë se Policia merr masa ndaj këtyre shoferëve që janë të rrezikshëm edhe për qytetarët.