LAJMI I FUNDIT:

Gara për Istog, këta janë kandidatët e mundshëm për kryetar

Gara për Istog, këta janë kandidatët e mundshëm për kryetar

Në vjeshtë të këtij viti, qytetarët në Kosovë pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës së tyre. Ndërkohë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani tashmë ka përfunduar takimet me subjektet politike, ku ka diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, ndërkaq ditëve në vazhdim pritet të caktojë edhe datën e zgjedhjeve.

Edhe pse ende nuk është caktuar data e mbajtjes se këtyre zgjedhjeve, subjektet politike kanë filluar tashmë të zyrtarizojnë kandidatët për kryetar të komunave.


Në disa komuna tashmë është bërë publike se kush do të jenë kandidatët, si në Prishtinë e në Prizren.

Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve në media kanë qarkulluar edhe emra të ndryshëm të kandidatëve të mundshëm për kryetar të komunave, si në Drenas, Pejë e Istog.

Në komunën e Istogut pritet të jetë një garë interesante mes kandidatëve për kryetar komune, ku në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në vitin 2017, LDK ishte afër humbjes, ku AAK me kandidatin Gani Dreshaj, dërguan në balotazh këtë qytet.

Në raundin e dytë të votimeve, kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haki Rugova, kishte arritur të marrë 10.033 vota apo në përqindje 50.03% të votave, kurse kandidati Gani Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kishte marrë 10,019 vota, apo në përqindje 49,97%.

Megjithatë, Gani Dreshaj nuk do të jetë sërish kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Istogut, kjo parti tashmë ka zyrtarizuar kandidatin e tyre, Bekë Berisha.

Berisha ndërkaq vazhdon të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës, ku mandatin e rifitoi në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

E ndryshime sa i përket kandidatëve pritet të ketë edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku kryetari aktual i Istogut, Haki Rugova, nuk do të kandidojë më për të parin e qytetit.

Si kandidatë të mundshëm për kryetar të Istogut, janë përmendur Ilir Ferati, djali i ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati dhe Shkëmb Manaj, djali i ish veprimtarit të LDK, Shaban Manaj.

Ilir Ferati dhe Shkëmb Manaj kanë qenë deputet të Kuvendit të Kosovës, por që në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 14 shkurt, nuk kanë arritur të rifitojnë sërish mandatin, për shkak se LDK kishte fituar vetëm 15 ulëse në Kuvend.

Garës për kryetar të Istogut, pritet t’i hyjë sërish Agron Avdijaj nga Lëvizja Vetëvendosje.

Avdijaj tha se Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Istog ende zyrtarisht nuk ka vendosur se cili do të jetë kandidat për zgjedhjet lokale, por që ai është i gatshëm të garojë.

“Unë do të jem i gatshëm që të jap angazhimin tim maksimal qoftë si kandidat ose në përkrahje të ndonjë kandidati tjetër që si qendër e LVV-së në Istog e vlerësojmë. Megjithatë një pajtim i përgjithshëm është që unë të jem kandidat, por pa u formalizuar nga organet vendimmarrëse të Lëvizjes kjo mbetet jo zyrtare”, ka thënë ai për Telegrafin.

E në Partinë Demokratike të Kosovës ende nuk janë përmendur emrat për kandidatë, por që në vitin 2017 PDK në garë për kryetar kishte Beqir Sadikaj, i cili ishte radhitur në vendin e tretë sa i përket votave.

Istogu është njohur deri tani si bastion i LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori