“Ushtari më i mirë 2026”, në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj mbahet gara ndërkombëtare

Forca e Sigurisë së Kosovës po realizon “Garën e ushtarit më të mirë 2026” ku ekipet Ushtarake nga vendet e NATO-s dhe shteteve partnere: Ajova-ShBA, Corps V- ShBA, Italia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, janë bërë bashkë në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.
Sipas një njoftimi bëhet e ditur se po realizohet gara ndërkombëtare duke sfiduar pjesëmarrësit në shkathtësitë fizike e ushtarake.
“Gara ndërkombëtare ‘Ushtari më i mirë 2026’. Forca e Sigurisë së Kosovës po realizon ‘Garën e ushtarit më të mirë 2026’, ku ekipet Ushtarake nga vendet e NATO-s dhe shteteve partnere: Ajova-ShBA, Corps V- ShBA, Italia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, janë bërë bashkë në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ku po realizohet gara ndërkombëtare duke sfiduar pjesëmarrësit në shkathtësitë fizike e Ushtarake”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/




















































