Instituti GAP ka publikuar raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2017”, ku thuhet se krahasuar me vitin 2016, në këtë vit është rritur niveli i transparencës buxhetore.
Ky raport prezanton një vlerësim të transparencës buxhetore të komunave në Kosovë duke i renditur komunat në bazë të performancës më të mirë.
Blendi Hasaj, hulumtues në Institutin GAP, theksoi se indeksi i transparencës buxhetore komunale bën një vlerësim dhe renditje të komunave varësisht nga numri i dokumenteve të publikuara, dëgjimeve buxhetore me qytetarë dhe përgjigjet në kërkesat e Institutit GAP për qasje në dokumente buxhetore.
“Të gjeturat e këtij raporti tregojnë se krahasuar me vitin 2016, në vitin 2017 është rritur niveli i transparencës buxhetore. Përderisa në vitin 2016 vetëm 47% e komunave kanë mbledhur mbi 50 pikë në indeks, në vitin 2017 janë 53% të komunave që kanë mbledhur mbi 50 pikë. Sipas këtij indeksi del se komuna me transparencën më të lartë në 2017 është komuna e Shtimes e cila ka mbledhur 85.5 pikë. Ndërsa tri komunat që nuk kanë mbledhur asnjë pikë në indeks, pra që nuk kanë publikuar asnjë dokument buxhetor apo organizuar dëgjime buxhetore me qytetarë, janë komuna e Mamushës, Leposaviqit dhe Zveçanit”, thuhet në komunikatën e GAP-it.
Blend Hyseni, hulumtues në Institutin GAP, shpjegoi metodologjinë dhe të gjeturat e indeksit të Institutit GAP për transparencën buxhetore të komunave. Ai shpjegoi se një komunë mund të merr maksimumin e pikëve vetëm në rast se i ka publikuar të gjitha dokumentet buxhetore lidhur me buxhetin e vitit 2017. Për dallim nga indeksi i vitit 2016, në indeksin e vitit 2017 është shtuar edhe raporti i auditorit të brendshëm të komunës i vlerësuar me dhjetë pikë, ndërsa është ulur numri i pikëve për dëgjimet buxhetore në 2.5 secili.
“Nga 38 komunat e vlerësuara, vetëm nëntë prej tyre kanë publikuar të gjitha dokumentet që janë të obliguara me ligj, ndërsa asnjëra nuk ka publikuar të gjitha dokumentet që e përbëjnë indeksin e Institutit GAP. Kartela Analitike e Kontos dhe Raporti i Auditorit të Brendshëm janë dy dokumentet më se paku të publikuara nga komunat”, thuhet në komunikatë.
Indeksi i transparencës buxhetore publikohet në baza vjetore nga Instituti GAP dhe përveç vlerësimit, ai përmban rekomandime konkrete se si mund të përmirësohet transparenca buxhetore për secilën komunë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave – Shitja e aseteve – 65 (Drejtpërdrejtë)
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit – përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti në 241.20 milionë euro
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert