Jo të gjitha bankat komerciale në Kosovë publikojnë në ueb faqet e tyre informata rreth kostos së kredisë, shprehur përmes normës efektive të interesit, në vijë me rregullat e BQK-së.
Kështu u tha në tryezën “Mbrojtja e Konsumatorëve në Sektorin Bankar”, të organizuar nga instituti GAP, ku u theksua se në rolin e vet për mbrojtjen e konsumatorëve përmes edukimit financiar, BQK nuk ka bërë mjaftueshëm në shpërndarjen e informatave për qytetarët, si rrjedhojë edhe edukimin e tyre.
Nora Jusufi, e cila bëri prezantimin e të gjeturave, tha se është mirë që të publikohen të gjitha materialet e edukimit financiar.
Teksa shtoi se tek konsumatorët duhet të ofrohet edhe shembulli i kalkulimit të normës së interesit.
“Me ligjin e ri kërkohet që norma efektive e interesit të shpaloset, që të dihet kostoja totale e kredisë, dhe bankat të cilat nuk e publikojnë këtë është ProCredit Banka, Ish Banka dhe Ziraat Banka, për kreditë e biznesit, ndërsa për kreditë individuale, është Sirat Banka. Po ashtu, mungojnë edhe informata tjera si tarifa për mirëmbajtjen e kredisë apo provizioni për parapagim”, tha Jusufi.
Njëherësh, ajo bëri të ditur se nga 675 të anketuar online për shërbimet që ofrojnë bankat në vend, rreth 54 përqind e tyre besojnë që banka ku kanë llogari është e drejtë, 46 përqind jo e drejtë.
“Rreth 94 përqind e të anketuarve, kanë llogari individuale, ndërsa 6 përqind e tyre kanë llogari biznesore. Mund të themi që është pothuajse i barabartë vlerësimi për sa mendojnë që banka në të cilën kanë llogari është e drejtë apo jo, sa janë të kënaqur me shërbimet që i marrin. 18.5 përqind mendojnë që banka e tyre është aspak e drejtë, 24.7 përqind jo dhe aq e drejtë, ndërsa deri diku e drejtë, 38.9 përqind dhe shumë e drejtë 15.2 përqind”, u shpreh ajo.
Kryetarja e Komitetit Ligjor të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Vlora Osmani, tha se çdo kërkesë që vjen prej konsumatorëve, bankat i marrin informacionet nga shoqata. Ajo tha se të gjitha bankat i përdorin formularët, dhe prej ditës së hyrjes në fuqi të ligjit, bankat janë në përputhje me të.
Risia e ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, sipas Osmanit, ka qenë informata parakontraktuese për klientët, e cila i është dhënë edhe më herët klientit, mirëpo nuk ka pasur një formular të njëjtë.
“Bashkëpunimi jonë me sponzorizuesit e ligjit dhe BQK-në është i ngushtë në draftim të ligjit, në komentim të ligjit dhe në përcjelljen e komenteve konkrete për ligjin dhe kur është amandamentuar tash. Para hyrjes në fuqi, ne vetëm i kemi pasur informatat për ndryshimet që do të bëhen për ligjet në mbrojtjen e konsumatorit, bankat të jenë në harmoni të plotë sepse edhe BQK-ja është shumë strikte në monitorim të këtyre kërkesave që dalin nga ligji për mbrojtjen e konsumatorit”, tha Osmani.
Drejtoresha e Departamentit të Ankesave në BQK, Venera Agani, tha se nga viti 2011, me themelimin e Divizionit të ankesave, pranohen dhe shqyrtohen të gjitha ankesat e konsumatorëve.
“Të gjitha bankat dhe të gjitha institucionet financiare janë të obliguara që në baza 6 mujore të raportojnë numrin e ankesave në BQK. Do të thotë, në mënyrë të vazhdueshme e monitorojmë numrin e ankesave që bankat trajtojnë dhe ën përgjithësi kënaqshmëria është e duhur. Mënyrën e raportimit e kanë të përcaktuar nga BQK. Sa i përket trajtimit të ankesave në BQK, është rregull e brendshme për trajtimin e ankesave, sikurse që e kanë edhe bankat komerciale. Do të thotë, afatet ligjore janë të përcaktuara me ligje të tjera të cilat ne jemi të obliguar t’i respektojmë. Afati për përgjigje ndaj ankesave është 15 ditë, mirëpo në rast se na duhet afat shtesë, atëherë ne i njoftojmë palët”, u shpreh ajo.
Bazuar në të gjeturat, Instituti GAP rekomandon që: BQK të monitorojë respektimin e rregullores për normën efektive të interesit dhe kërkesat për shpalosje, e cila obligon edhe publikimin e çmimeve dhe tarifave në ueb-faqe nga banka, BQK të lidhë vegzën e platformës për edukimin financiar në ueb faqen zyrtare të Kosovës si dhe të bëjë publikimin e materialeve informuese dhe edukative të mbledhura etj /Kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Modë apo relaks?
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre