LAJMI I FUNDIT:

Gaming Kosova – turne me videolojërat anë e mbanë Kosovës gjatë dhjetorit

Gaming Kosova – turne me videolojërat anë e mbanë Kosovës gjatë dhjetorit

Gaming Kosova është një platformë unike nga e cila do të organizohen turne të videolojërave në gjithë vendin.

Ky pritet të jetë organizimi më i madh në rajon për fushën e lojërave, apo siç njihet ndryshe “Gaming”.


Ky konsiderohet një projekt që është mekanizëm i veçantë për të promovuar fushën e “lojërave” apo Gaming, si dhe produktet të cilat konsumojnë pjesëmarrësit.

Mosha mestare e pjesëmarrësve është jo më e madhe se 25 vjeç.

Vetëm në Kosovë besohet se janë mbi 150 mijë lojtarë aktivë në këtë sektor.

Popullariteti i lojërave

Në gjithë botën mosha mesatare është 26% e lojtarëve nën 18 vjeç dhe 29% janë adoleshent. Mosha mesatare është rreth 30 vjeç.

Mine Craft – 91 milionë lojtar aktiv në muaj

Call of Duty – 27 milion lojtar aktiv në muaj

FIFA – mbi 50 milion lojtar aktiv në muaj

Popullariteti i lojtarëve pra është i pakontestueshëm me 50 milionë garues gjatë vitit të kaluar vetëm në FIFA në 60 shtete.

Interesant është fakti se finalja e turneut kishte 6 milionë shikues të “finales online”, kurse në Kosovë futbolli është sporti numër 1.

Gara e parë e Gaming Kosova do të jetë në FIFA 2019, duke marrë parasysh popullaritetin e futbollit në vendin tonë dhe suksesin e përfaqësueses e cila ka inspiruar një frymë të re pozitive për futbollin. Garë e cila pritet të tërheq shumë vëmendje.

Gjatë tri ditëve pjesmarrësit do të garojnë, konsumojnë pije e ushqim, e do të kenë rastin të luajnë me paisjet e dedikuara për “gaming”.

Garat zgjasin tri ditë

Kualifikimet me dy ditë ndërsa faza finale 1 ditë. Mbi 1024 garues do të jenë pjesë e lojës.

Gaming Kosova do të jetë një takim vjetor i adhuruesve të videolojërave elektronike nga Kosova e gjithë rajoni.

Vetëm këtë vit Gaming Kosova pret që mbi 1000 garues të marrin pjesë dhe të jenë mbi 3000 shikues.

Eventi Gaming Kosova mbahet këtë dhjetor në sallën “1 Tetori”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Kalo në kategori