Pra, kjo është mënyra që të arrini rezultate më të shpejta!

Ushtrimi galiç do të përshpejtojë metabolizmin, gjë që ngre djegien e shpejtë të yndyrave dhe mund të rezultojë me humbje të peshës trupore.

Gjithsesi, ushtrimi i rregullt galiç do të përmirësojë cilësinë e jetës dhe do të lehtësojë detyrat dhe obligimet e përditshme, transmeton Telegrafi.

Për fillim është me rëndësi të dini se si bëhen në mënyrë të drejtë këto ushtrime: Kur jeni në pozitën galiç, është me rëndësi që gjunjët të mos shkojnë mbi majën e gishtave të këmbëve.

A bëni galiç si duhet gjatë çdo përsëritjeje, përkatësisht kthimit nga pozita galiç në pozitën fillestare, do ta ndieni në kontraktimet e muskujve të gluteusit.

Për të përmirësuar, kalojeni peshën e trupit në thembra dhe shtypni gluteusin derisa të ktheheni në pozitën fillestare.

Shumica e ekspertëve këshillojnë ekzekutimin e seteve dhjetë deri në njëzet apo tridhjetë galiç në ditë, dy deri në tri herë në javë.

13 At-Home Leg Exercises for Women That Require No Equipment | SELF

Plani juaj i ekzekutimeve të ushtrimeve galiç mund të jetë kështu:

20 galiç në ditë – perfekt për fillestarët. Nëse shtoni galiç në programin tuaj të ushtrimeve, në fillim nuk do të duhej të bënit më shumë se 20 galiç. Kur të arrini t’i bën lehtë, mund të shtoni numri e ushtrimeve galiç.

50 galiç në ditë – super për ata të cilët posaçërisht dëshirojnë të përshpejtojnë metabolizmin.

100 galiç në ditë – ideale për njerëzit të cilët dëshirojnë të shohin dhe ndiejnë rezultatet e shumta të ushtrimeve, duke përfshirë edhe rritje të masës së muskujve, qëndrueshmëri më të mirë dhe ndryshim të mënyrës së jetës. /Telegrafi/