LAJMI I FUNDIT:

Galaxy S10: Samsung konfirmon përmirësime masive në jetëgjatësinë e baterisë dhe kualitetin e imazhit

Galaxy S10: Samsung konfirmon përmirësime masive në jetëgjatësinë e baterisë dhe kualitetin e imazhit

Samsung do të zbulojë gamën e telefonave të Galaxy S10 gjatë ngjarjes së tyre Galaxy Unpacked më 20 shkurt 2019.

Telefonat Galaxy S10 të shitur në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë, Korenë e Jugut, Indinë dhe tregjet e tjera globale do të mundësohen nga procesori Exynos 9820 i Samsung, ndërsa Qualcomm SnapDragon 855 do të përdoret në pajisjet e shitura në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë.


Përpara ngjarjes së lansimit muajin e ardhshëm, Samsung ka publikuar një positm të gjatë në faqen e tyre të internetit duke folur për avantazhet e telefonit të ri dhe disa nga përvojat e reja që do të mundësojë pajisja.

Sipas Samsung, Exynos 9820 do të sjellë një “epokë të re të përvojave mobile” në sajë të rritjes së fuqisë së përpunimit, shpejtësive të internetit shumë-gigabit dhe karakteristikave të reja multimediale të mundësuara nga procesori i ri.

Postimi është i dizajnuar në mënyrë të qartë për të rritur interesin e konsumatorëve në Galaxy S10, duke nënvizuar disa nga përmirësimet që vijnë në telefonin e ri.

Para së gjithash, procesori i ri duhet të rezultojë në jetë më të mirë të baterisë në krahasim me Galaxy S9 dhe Galaxy Note 9. Sipas Samsung, efikasiteti i energjisë është 40% më i madh krahasuar me procesorin Exynos të gjeneratës së mëparshme, që është një hap i madh.

Exynos 9820 është gjithashtu sistemi i parë Samsung që mban një çip të dedikuar AI, duke ndjekur nga afër hapat e Kirin 980 të Huawei dhe A12 Bionic të Apple.

Përveç numrit të madh të kamerave, Samsung ka folur edhe për aftësitë e reja të procesorit të sinjalit të imazhit (ISP) të ndërtuar në modemin e ri.

Sipas kompanisë, ISP do të përmirësojë shumë cilësinë e imazheve. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

Teknologji
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Teknologji
Kalo në kategori