LAJMI I FUNDIT:

Galaxy S10 me procesorin Snapdragon performon më mirë se modeli me Exynos

Galaxy S10 me procesorin Snapdragon performon më mirë se modeli me Exynos

Siç shumë ndoshta e dinë deri tani, pajisjet kryesore të Samsung zakonisht nisen me dy procesorë të ndryshëm, në varësi të tregut. Disa tregje do të marrin çipin Qualcomm, ndërsa të tjerë do të përdorin Exynos të Samsung.

Ndërkohë që me sa duket Samsung ka bërë gjithçka që munden për të siguruar përvojë të qëndrueshme të përdoruesve, standardet e fundit nuk duken shumë të mira.


Sipas ekipës në AnandTech, ata kanë vënë të dy telefonat në testet e tyre standarde dhe, për fat të keq, Snapdragon 855 versioni i Galaxy S10 ka arritur të tejkaloj variantin Exynos 9820 me një diferencë të konsiderueshme.

Në aspektin e redaktimit të videos duke përdorur standardin PCMark Work 2.0, varianti Snapdragon shënoi 6.545 pikë kundrejt Exynos që shënoi 5.596.

Përsa i përket redaktimit të fotove, hendeku është edhe më i gjerë, ku modeli i Snapdragon shënoi 17,496 kundrejt 11,412 të Exynos.

Tani, këto janë vetëm rezultate testuese dhe jo domosdoshmërisht krijojnë realitetin e plotë. /Telegrafi/