Gafë apo provokim nga Unitedi? Djajtë e Kuq e quajnë Juventusin 'hajdutë'


Jemi pak orë nga ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Juventusit, por rivaliteti mes tifozëve është shtuar paksa pas një postimi në ueb faqen e Djajve të Kuq.
Skuadra angleze ka përshkruar Zonjën e Vjetër me një nofkë që tifozëve të Juves nuk iu ka pëlqyer aspak.
"Një nga pseudonimet më poshtëruese për Zonjën e Vjetër nga tifozët rivalë si të Fiorentinas, Interit dhe Napolit është 'Rubentus'. Kjo vjen nga fjala italiane 'vjedh'", shkruan në ueb faqen e Unitedit, duke iu referuar skandalit të Calciopolit.
Kujtojmë që ky skandal e kishte zhveshur Juven nga titulli i vitit 2005 dhe si pasoj e kësaj kishte rënë në Serie B.
E gjitha kjo është bërë lajm në mediat e ndryshme dhe ka shkaktuar debat në rrjetet sociale mes tifozëve.

Nga
Telegrafi
23/10/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































