Arsenali ka zhvilluar ndeshjen e tretë miqësore në fazën përgatitore për sezonin e ri.

Londinezët kanë marrë një tjetër fitore, kësaj radhe në tokën amerikan përballë Evertonit me rezultat të pastër 2-0.


Ndeshja është zhvilluar në stadiumin M&T Bank në praninë e mbi 60 mijë tifozëve ku Topçinjtë ishin më të mirë në fushë.

Ka qenë një ndeshje ku transferimi i ri i Arsenalit, Gabriel Jesus ka vazhduar shkëlqimin.

GettyImages 1409216304

Ylli brazilian e zhbllokoi rezultatin kur në minutën e 33-të shënoi për epërsinë 1-0 pas një asistimi nga Cederic Soares.

Vetëm tre minuta më vonë, Gabriel Jesus dha një asistim fantastik për Bukayo Sakan i cili shënoi për 2-0.

Gabriel Jesus Cetak Gol Arsenal Bungkam Everton 2 0 4

Deri në fund të ndeshjes, dy trajnerët Mikel Arteta i Arsenalit dhe Frank Lampard i Evertonit iu dhanë hapësira të gjithë futbollistëve të grumbulluar. /Telegrafi/

telegrafi sport app