Ministrat e Financave e shtatë vendeve më të industrializuara janë pajtuar të rrisin volumin e monedhës SDR, që përdoret vetëm nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, deri në 650 miliardë dollarë, për herë të parë që nga kriza e vitit 2009.
Rritja e financimi synon të ndihmojë vendet me të ardhura të ulëta të rimëkëmben nga kriza e pandemisë COVID-19.
G7-ta ka bërë hapa përpara në marrëveshjen për të zgjeruar rezervat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, për herë të parë që nga kriza financiare e vitit 2009.
Britania e Madhe që kryeson G7-në këtë vit, deklaroi se ministrat e Financave janë pajtuar të mbështesin rritjen e volumit të të ashtuquajturës Të Drejtat Speciale të Tërheqjes (SDR), që është një monedhë e brendshme që përdoret nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
“Marrëveshja e arritur mes vendeve të G7-së hap rrugën e veprimeve kritike dhe konkrete për të mbështetur vendet me të ardhura të ulëta, duke u siguruar se asnjë vend nuk do të lihet prapa në rimëkëmbjen ekonomike globale”, deklaroi sekretari britanik i Thesarit, Rishi Sunak.
Lajmi është mirëpritur nga shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva e cila tha se takimi i ministrave të G7-së ishte shumë produktiv.
Vitin e kaluar, në mes të pandemisë, FMN kërkoi shpërndarjen e SDR-ve për të rritur fondin në një ekuivalente prej 500 miliardë dollarë nga 293 miliardë dollarë që ishte pas vitit 2009 e deri më sot.
Por, kjo kërkesë u kundërshtua në atë kohë nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Me ndryshimin e administratës amerikane, sekretarja e re e Thesarit, Janet Yellen, deklaroi se do dëshironte një zgjerim të fondit, por njëkohësisht dëshironte më tepër transparencë se si SDR-të do të përdoren dhe do të tregtohen.
Burimeve në Shtetet e Bashkuara, të afërta me bisedimet e G7-së, deklaruan se në diskutim është edhe rritja e financimit deri në 650 miliardë dollarë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë