LAJMI I FUNDIT:

Fytyrat e femrave gjatë orgazmës

Fytyrat e femrave gjatë orgazmës

Kjo që do të shihni më poshtë mund të shkatërrojë (para)gjykimin tuaj për kënaqësinë seksuale të femrave, për vetë femrat dhe për partnerët e tyre.

Lauren Crow, një fotografe nga Oregoni në Amerikë, ka bërë diçka të rrallë.

Ajo ka fotografuar fytyrat e femrave në momentin kur ato po përjetonin orgazëm nga masturbimi.


Kjo, për të treguar se si realisht duket shprehja e fytyrës së një femre kur ajo kalon nëpër kulmin e kënaqësisë.

Përkundër femrave në filma pornografikë, ku inskenimet e regjisorëve bëjnë që femrat të shprehin diçka tjetër, nga ajo që e përjetojnë, me fytyrën e tyre, kur kalojnë nëpër orgazëm. Crow ka arritur të shkrepë me aparatin e saj, pamjen e vërtetë të fytyrave të femrave në maksimumin seksual, shkruan The Huffington Post.

“Në shoqëritë patriarkale, femrat mbushen me informata nga më të ndryshmet, bile edhe si të sillen e si të duken për të kënaqur të tjerët, pra meshkujt”, thotë Crow.

“Por, tani ne po tregojmë se si ato duken vërtetë, dhe si figurativizohet pamja e tyre gjatë kënaqësisë”.

Sipas Crow, mediat kanë diktuar edhe formë se si vetë femrat shohin veten e tyre, jo vetëm meshkujt.

Kjo që do të shihni më poshtë mund të shkatërrojë (para)gjykimin tuaj për kënaqësinë seksuale të femrave, për vetë femrat dhe për partnerët e tyre.

Artistja shpreson ta bëjë këtë duke treguar imazhe, të ëmbëlsisë, pafajësisë dhe ndershmërisë që femrat përjetojnë kur plotësohet libido e tyre.

“Mendoj se vetë femrat e meritojnë të shpaloset pamja e vërtetë e tyre gjatë orgazmës, sepse “mjaft më, me media që ua diktojnë edhe momentet si këto”, tha Crow.

Ajo dëshiron t’ua dëshmojë të gjitha femrave se kënaqësia është kënaqësi – nuk duhet të dukeni të mrekullueshme dhe madhështore derisa e përjetoni.

“Neve na duhet më shumë program mediatik ku na thuhet se jemi të bukura, unike dhe të mrekullueshme, dhe nuk ekziston një mënyrë e gabuar për ta kënaqur veten”, i tha Crow The Huffington Post-it, transmeton Klan Kosova.

Në trend Stil

Më shumë
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Intimitet dhe Pasion
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Këshilla dhe ide
Disa fantazi kënaqësie që duhet t'i provosh të paktën një herë të vetme në jetë

Disa fantazi kënaqësie që duhet t'i provosh të paktën një herë të vetme në jetë

Intimitet dhe Pasion
Nëse i plotësoni këto nevoja themelore, shanset për tradhti në çift janë zero

Nëse i plotësoni këto nevoja themelore, shanset për tradhti në çift janë zero

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori