Një nënë është arrestuar pasi është futur me veturën në stacionin e policisë në San Pedro të SHBA-së, ku në karriget e pasme kishte ulur foshnjën e saj.

Kjo grua e paemëruar nga policia, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke shkatërruar dyert e stacionit dhe duke u futur brenda, transmeton Telegrafi.

Ajo qëndronte pa lëvizur derisa para saj u shfaq një polic, megjithatë ajo kur e pa se do të legjitimohej vendosi të lëviz prapa duke i ikur policisë.

Por ajo ngeci në kornizën e dyerve, e për fat të mirë askush brenda veturës nuk është lënduar. Gruaja menjëherë është arrestuar dhe aktualisht është duke u marrë në pyetje nga zyrtarët policorë, që po mundohen ta zbulojnë qëllimin e saj.

Policët besojnë se gruaja ishte nën ndikim të alkoolit, por një gjë e tillë pritet të konfirmohet me analizat e gjakut. /Telegrafi/