Futbollisti italian nuk po gjen hapësira në San Siro këtë sezon, prandaj dëshiron të largohet nga Rossonerët.

Faqja e Gianluca Di Marzios njofton se ai është duke i finalizuar detajet e kontratës me klubin nga liga amerikane.


Nocerino ndodhet akoma në Itali, mirëpo kompletimi i dokumentacionit pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Te Orlando City, ai do të bashkohet me ish-yllin e Milanit, Kaka. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app