LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët e Arsenalit dinë të bëjnë edhe muzikë (Video)

Futbollistët e Arsenalit dinë të bëjnë edhe muzikë (Video)

Futbollistët gjithmonë kanë qenë njerëz human duke ndihmuar në mënyra të ndryshme njerëzit në nevojë.

Këtë e kanë bërë edhe lojtarët e Arsenalit, Petr Cech, Nacho Monreal dhe Alexis Sanchez, të cilët krijuan një bend të muzikor, transmeton Telegrafi.


Në mënyrë të veçantë, Petr Cech mori shkopinj në duart e tij dhe filloi të luajë në bateri, ndërsa Monreal dhe Sanchez luajtën në perkusion dhe tastierë.

E gjithë kjo ishte pjesë e aksionit tradicional humanitar të Arsenalit në kuadër të Fondacionit të klubit, duke u bërë thirrje tifozëve për të dhënë donacione për njerëzit në nevojë. Të këtij aksioni i janë bashkuar edhe lojtarët e tjerë si dhe trajneri francez, Arsene Wenger. /Telegrafi/