LAJMI I FUNDIT:

“Futbolli ia ka borxh Messit një Kupë Bote” – Alvarez thotë se ylli i Argjentinës meriton lavdi

“Futbolli ia ka borxh Messit një Kupë Bote” – Alvarez thotë se ylli i Argjentinës meriton lavdi

Lionel Messi ka fituar pothuajse çdo trofe të madh në karrierë, por Kupa e Botës ka mbetur e pakapshme deri tani për të dhe bashkëlojtari i tij argjentinas, Julian Alvarez, pretendon se futbolli “ia ka borxh” këtë trofe yllit të Paris Saint-Germain.

Një lojtar me shtatë Topa të Artë dhe katër triumfe të Ligës së Kampionëve, së bashku me titujt e ligës nga periudhat në Spanjë dhe Francë, ka ardhur shumë afër arritjes së trofeut në të kaluarën – me humbjen në finalen e vitit 2014.

Ikona e Amerikës së Jugut, i cili u largua nga Barcelona për në Paris Saint-Germain në verën e vitit 2021, është duke u përgatitur për një tjetër tentim për të fituar çmimin më të madh të futbollit kur ngjarja kryesore e FIFA-s zhvillohet në Katar më vonë këtë vit.


Argjentina shkatërron Italinë dhe fiton Finalissiman – Messi me shokë shkëlqyen në sulm
Lexo po ashtu Argjentina shkatërron Italinë dhe fiton Finalissiman – Messi me shokë shkëlqyen në sulm

Talenti argjentinas, Alvarez, i cili do t’i bashkohet Manchester Cityt së shpejti është i vendosur për të ndihmuar Messit në kompletimin e koleksionit të tij të medaljeve.

Alvarez shpreson se Messi mund të shkojë deri në fund dhe të përmirësojë më tej trashëgiminë e tij, duke fituar edhe Kupën e Botës.

“Do të ishte shumë mirë nëse do të mund të arrihej për të gjithë argjentinasit dhe sepse mendoj se futbolli ia ka borxh Messit për gjithçka që ai do të thotë për futbollin në mbarë botën”.

Çdo lojtar dhe anëtar i stafit të Argjentinës donte një fotografi me Messin dhe trofeun Finalissima
Lexo po ashtu Çdo lojtar dhe anëtar i stafit të Argjentinës donte një fotografi me Messin dhe trofeun Finalissima

“Nuk e di nëse jemi kandidatë, por jemi këtu për të luftuar këdo”, ka thënë Alvares për El Pais.

Messi fitoi trofeun e tij të parë ndërkombëtar kur ndihmoi Argjentinën të fitonte Copa America në vitin 2021, ndërsa lavdia e Finalissima kundër fituesve të Euro 2020, Italia, është trofeu i dytë i fituar nga ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori