LAJMI I FUNDIT:

Fushatë premtimesh paushall

Fushatë premtimesh paushall

Premtime për punësimin e dhjetëra mija qytetarëve gjatë një mandati katërvjeçar në komuna, rritje pensionesh dhe të skemave tjera sociale e shumë premtime të tjera vështirë të realizueshme po japin kandidatët për kryetarë komunash që garojnë në zgjedhjet e 22 tetorit 2017.

Për më tepër, realizimi i shumë nga këto premtime nuk është në kompetencë të nivelit lokal, por të atij qendror.

Besa Luzha, analiste politike, thotë  se kandidatët po rrëmbehen nga ethet elektorale dhe shpesh premtojnë gjëra që nuk janë në kompetencat e tyre.


“Rritja e pensioneve varet nga niveli qendror, por komuna ka kompetenca në ofrimin e shërbimeve sociale më të mira për qytetarët e saj”.

Prandaj Luzha ka shtuar se kandidatët, por edhe qytetarët duhet ta dinë saktësisht se çka mund e çka nuk mund të realizohet nga niveli lokal.

E në këtë rast siç thekson dhe Luzha, komuna mund të ofrojë shumë lehtësira për pensionistët si lirimin nga pagesa për shërbime… Ndonëse komuna ka të drejtë të investojë në infrastrukturë shkollore që i jepet me Ligjin për Arsimin Parauniversitar, Luzha thotë se problemi është shpesh te buxheti sepse ministritë e linjës i mbajnë investimet kapitale vetëm për vete.

“Në vend se t’ia transferojnë ato komunës për t’i realizuar kompetencat që i kanë, ministritë përdorin mjetet për investim kapital shpesh në mënyrë selektive për të ndikuar tek elektorati i tyre. Por gjithmonë ekziston mundësia për bashkëpunim të komunës me nivelin qendror, mandej të bashkëpunimit ndërkomunal për projekte të përbashkëta, që nuk shfrytëzohen sa duhet si mundësi, sepse ndikimi politik është në rend të parë, para shërbimit ndaj qytetarit”, thotë Luzha, s.

Ajo thekson se qytetari i mirëinformuar mund të ketë ndikim në përzgjedhjen e kandidatit që më realisht i qaset problemeve. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori