LAJMI I FUNDIT:

Fushata parazgjedhore, partitë me premtime të njëjta nga zgjedhjet e kaluara

Fushata parazgjedhore, partitë me premtime të njëjta nga zgjedhjet e kaluara

Partitë politike në Kosovë tashmë kanë filluar fushatën parazgjedhore, por përkundër që kanë kaluar rreth 2 vite nga zgjedhjet e kaluara, premtimet e tyre karshi qytetarëve janë të njëjta.

Zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës dhe luftimi i korrupsionit janë premtime që iu kanë adresuar edhe më herët qytetarëve.

I vetmi ndryshim në këto zgjedhje sipas analistëve politikë është mos premtimi për liberalizim të vizave.

Nga organizata “Çohu”, Arton Demhasaj thotë për KosovaPress se të gjitha problemet që kanë ekzistuar para dy viteve janë të pranishme edhe sot. Për këtë arsye, sipas tij edhe premtimet janë të njëjta si në zgjedhjet e vitit 2017.

“Nuk pres që ka me pas ndryshime të premtimeve nga ana e partive politike nga zgjedhjet e kaluara. Për shkak se të gjitha problemet që kanë ekzistuar edhe në fushatën në zgjedhjet paraprake, janë akoma të pranishme në Kosovë. Kështu që premtimet pak a shumë kanë me qenë të njëjta, vetëm ka me u përdorë gjuhë ndryshe për me i promovuar ato premtime”, thotë Demhsaj.

Për dallim nga ky, njohësi tjetër i rrethanave politike, Rasim Aliaj thotë se gjatë fushatës zgjedhore partitë politike më shumë do të fokusohen në sulme ndaj njëra tjetrës, se sa në programe.

“Unë pres një polarizim të fushatës me akuza dhe kundërakuza se kush ka qenë më patriot ose kush më pak. Shumë më pak fokusim në programe konkrete dhe pika konkrete që japim zgjidhje reale për problemet që i preokupojnë qytetarët çdo ditë…kësaj radhe duhet të jenë shumë më të kujdesshëm sa i përket premtimeve me shifra me vende të hapura të punës. Kemi parasysh ato premtimet e fushatës së 2014 dhe 2017 për 200 mijë vende të punës. I kemi pa rezultatet konkrete. Pra te qytetarët e shoh një lloj vetëdijësimi, po shpresoj se edhe tek subjektet politike kanë zënë mend dhe nuk do të ketë aso premtime që në start dihen se janë për konsum fushate, dhe jo diçka konkrete”, thotë Aliaj.

Ndërkaq, profesori universitar, Behlul Beqaj thotë se dështimet në realizimin e premtimeve paraprake po sjellin mosbesim tek qytetarët.

Gjitha deklarimet politike për zhvillim ekonomik, luftim të korrupsionit apo krimit të organizuar, Beqaj po i sheh vetëm si deklarata boshe, pasi sipas tij nuk ka asgjë konkrete.

“Ne nuk kemi pasur deri tash shpjegime dhe programe të tjera të cilat na kanë dëshmuar sesi kjo apo ajo parti, ky apo ai lider fjala bie me e zgjidhë problemin në mënyrë konkrete dialogun me Serbinë. Nuk kemi pasur një program konkret sesi do ta eliminojnë çështjen e problemit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne kemi pasur deklarime edhe deklarata politike por ato mundë të përfundojnë vetëm me deklarim sikurse ka qenë deri më tash” thotë Beqaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori