LAJMI I FUNDIT:

Fushata e Serbisë për tërheqjen e njohjeve, synon dobësimin e Kosovës në fazën finale të dialogut

Fushata e Serbisë për tërheqjen e njohjeve, synon dobësimin e Kosovës në fazën finale të dialogut

Fushata serbe për tërheqjen e njohjeve për Kosovën që ishte shumë aktive në vitin 2018, po vazhdon me të njëjtin ritëm edhe në fillimin e këtij viti. Së fundi liderët shtetërorë serbë, pritën në takim përfaqësues të Palaut, duke pretenduar se ky shtet ka shqyrtuar pozicionin karshi Kosovës.

Ky lobim i ashpër i shtetit serb, po vlerësohet se synon ta dëmtojë Kosovën para fazës finale të dialogut, që pritet të ndodhë shpejtë.

Njohësi i politikave ndërkombëtare, Afrim Hoti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Serbia ka qëllim të krijojë privilegje, para vazhdimit të dialogut.

Hoti ka vlerësuar se veprime të tilla dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

“Po bëhet fjalë për një fushatë shumë agresive, por jo të panjohur të Serbisë ndaj Kosovës. Kjo bëhet më e ‘veçantë’ në vigjilje të fazës finale të dialogut, e cila duhet të ndodhë sa më shpejt dhe veprimet e tilla ndërmerren sa për të krijuar privilegje në pozicionet dialoguese. Normalisht që është dëmtuese dhe sjellë imazh negativ ndërkombëtar, pasi krijohet përshtypja se pretendimet e Serbisë janë të qëndrushme dhe tema e Kosovës ende nuk është mbyllur”, ka deklaruar Hoti.

Palau është shteti tjetër që Serbia thotë se e ka tërhequr njohjen për Kosovën, MPJ e quan propagandë
Lexo po ashtu Palau është shteti tjetër që Serbia thotë se e ka tërhequr njohjen për Kosovën, MPJ e quan propagandë

Ai ka thënë se diplomacia kosovare duhet të intensifikojë punën, si dhe të mbajë kontakte me shtetet që na kanë njohur.

Sipas Hotit, politika e jashtme në Kosovë duhet të koordinohet edhe me faktorët e tjerë, dhe të bllokojë veprimet e shtetit serb.

“Është detyrë shumë fisnike dhe shumë e rëndësishme që bie mbi barrën e shërbimit tonë të jashtëm, të diplomacisë së Kosovës për të intensifikuar dhe mbajtur kontaktet, si dhe forcimin e raporteve me shtete që na kanë njohur. Dhe për t’i dhënë fund praktikës së deritashme që me numër të madh të shteteve, sapo kemi marrë njohje nuk kemi komunikuar fare. Ideja është që duhet shërbimi jonë të jetë syhapur dhe të koordinohet edhe me faktorë tjerë për të bllokuar veprimet e Serbisë, për aq sa është e mundur”, ka thënë Afrim Hoti.

Në anën tjetër, analisti politik dhe njohësi i integrimeve evropiane, Taulant Kryeziu thotë se lobimi i Serbisë është më shumë politikë, sesa që ka të bëjë me të drejtën ndërkombëtare.

Kryeziu ka vlerësuar se kjo situatë me njohjet, ka ardhur sidomos pas deklaratave për shkëmbimin e territoreve, që janë përmendur si zgjidhje finale me Serbinë.

“Idetë e fundit me tërheqjet e njohjeve, janë më shumë temë politike, sesa që kanë të bëjnë me të drejtën ndërkombëtare, pasi ç’njohja nuk ekziston. Mendoj se vendimet e tilla kanë filluar të plasohen më shumë që nga koha kur kanë filluar të dalin deklaratat për shkëmbimin e territoreve, nëse e shohim në ato nota verbale një nga elemente kyqe është dialogu dhe përfundimi i këtij dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Pala jonë duhet ta dijë se territori, popullsia dhe ushtrimi i pushtetit, janë tri elementet për ta njohur një shtet”, është shprehur fillimisht Kryeziu.

Sipas tij, diplomacia e Kosovës është dashur ta shfrytëzojë më shumë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që ka legjitimuar pavarësinë.

Këshilltari i Pacollit për tërheqjet e njohjeve për Kosovën, tregon se cilat janë “fake news” e cilat “fakte” (Foto)
Lexo po ashtu Këshilltari i Pacollit për tërheqjet e njohjeve për Kosovën, tregon se cilat janë “fake news” e cilat “fakte” (Foto)

Kryeziu ka bërë të ditur se përderisa në vitin 2012, Kosova kishte 12 njohje, në dy vitet e fundit e ka vetëm nga një.

“Poashtu është me rëndësi të thuhet se institucionet tona është dashur të bëjnë më shumë në promopvimin e GJND-së që lejon deklaratën e pavarësisë, dhe ajo është dashur të koncentrohet më shumë aty dhe të mos prodhojnë ide që vënë në pikpëytje diçka që e kemi fituar qe 10 vite. Si elementë shtesë nëse shohim, në vitin 2012 ne kemi pasur 12 njohje, dhe vitin e kaluar vetëm 1 njohje”, ka deklaruar Taulant Kryeziu.

Vetëm vitin e kaluar, në Serbi është thënë se deri në 10 shtete kanë tërhequr njohjet për Kosovën.

Ishujt Komore, Grenada, Papa Guinea e Re, Lesoto, Surinami e Liberia, ishin vetëm disa nga shtetet që Daçiq e Vuçiq pretenduan se i kanë tërhequr njohjet.

Në anën tjetër, Ministria e Jashtme vazhdimisht i ka demantuar këto lajme, duke thënë se janë propagandë e Serbisë.

Edhe këshilltari i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj ka shkruar së fundmi në Facebook se Serbia, gjegjësisht liderët e saj po i shfrytëzojnë shtetet e largëta, për ta dëmtuar Kosovën.

“Ata po bashkëpunojnë shkëlqyeshēm me mediat në Beograd, në funksion të përhapjes së lajmeve të rreme.  I përdorin e i keqpërdorin ato, me qëllim që ta bëjnë propaganden të duket më e beshueshme.  Po ashtu, ai (Daçiq) takon personalitete të vendeve të largëta, të cilat nuk kanë njohuri për zhvillimet në rajon, dhe edhe atyre provon tu shesë narracionin e tij të rremë e mashtrues”, kishte shkruar Zyberaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori