LAJMI I FUNDIT:

Fushata e partive politike, me premtime që tejkalojnë buxhetin e Kosovës

Fushata e partive politike, me premtime që tejkalojnë buxhetin e Kosovës

Njohësit e rrethanave politike thonë se në fushatë po jepen premtime që mund të tejkalojnë edhe buxhetin e Kosovës.

Njohësit e rrethanave politike thonë se partitë duhet të jenë më të përmbajtura në premtimet që po u japin qytetarëve të vendit. Sipas tyre buxheti i Kosovës është jashtëzakonisht i limituar për t’u arritur ato qëllime.


Partitë politike në Kosovë në prag të zgjedhjeve nacionale po vazhdojnë të japin premtime të mëdha. Këto premtime sipas njohësve të çështjeve politike janë të pa realizueshme për shkak të mundësive financiare.

Profesori universitar Milazim Krasniqi thotë se me një elitë serioze disa nga premtimet e dhëna edhe mund të realizohen.

“Nëse ka një elitë që punon për hapje të vendit për investime të huaja dhe për hapje ndaj investimeve të diasporës, unë jam i bindur se mund të bëhet shumë sepse ka potenciale. Nëse ne bëjmë universitete të mira që krijojnë kuadro për tregun e punës dhe nëse nxisim diasporën për investime në Kosovë, mund të krijohet një energji shumë më e madhe për zhvillim ekonomik”, deklaroi për RTV Dukagjinin Milazim Krasniqi.

Emir Abrashi nga “Demokracia Plus” ka ftuar liderët e subjekteve politike që të jenë më të përmbajtur kur japin premtime elektorale për shkak se qytetarët tashmë po e kuptojnë se ato nuk janë të vërteta, përcjell Telegrafi.

“Premtimet elektorale janë banalizuar aq shumë sa që edhe qytetarët e Kosovës rëndom e dinë që këto nuk janë të vërteta për të mos thënë se janë të hiperbolizuara dhe nuk kanë mundësi që ato të realizohen…Në fushatë të mos jepen premtime që mund të tejkalojnë edhe buxhetin e Kosovës”.

Mes tjerash Krasniqi e Abrashi iu bëjnë thirrje subjekteve që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes sepse po ndikojnë në polarizim të shoqërisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori