LAJMI I FUNDIT:

Furnizimi me rrymë stabil

Furnizimi me rrymë stabil

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur rreth furnizimit me energjisë elektrike në vend.

Buzhala tha se gjendja me furnizim me energjisë elektrike është stabile dhe nuk ka reduktime.

Sipas tij, prodhimtaria e energjisë elektrike, është e mjaftueshme pasi konsumatorët, nuk kanë kërkesa të mëdha për të harxhuar energji në këtë kohë.

“Furnizimi me energji elektrike është stabil. Nuk ka reduktime. Ka prodhim të mjaftueshëm sepse dihet që kërkesa në këtë kohë është më e ultë”, ka thënë zëdhënësi Viktor Buzhala. /Telegrafi/