Fuqizimi i kapaciteteve energjetike dhe efiçenca e energjisë me rëndësi për bizneset
Planet e Qeverisë për fuqizimin e kapaciteteve energjetike me fokus në energjinë e gjelbër si dhe tarifat e përballueshme të energjisë për konsumatorët komercialë ishin në fokus të diskutimit të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ministrja Rizvanolli shpalosi para ndërmarrjeve të pranishme planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për energjinë e gjelbër dhe ndikimin në ekonominë e qëndrueshme, si dhe punën dhe sfidat e sektorit të energjisë në vend, si dhe rreth Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031 e cila është në përfundim e sipër.
Ajo theksoi se strategjia përpos që synon dekarbonizimin e sektorit të energjisë në vend deri në vitin 2050, duke përmbushur kështu potencialin e lartë të Kosovës për zhvillim të Burimeve të Ripërtërishme, reflekton edhe përkushtimin e Qeverisë sa i përket zhvillimit socio-ekonomik.
Rizvanolli shtoi se strategjia ka për qëllim t’i mundësojë sektorit të energjisë të shërbejë si mjet për rritjen ekonomike të vendit dhe rritjen e mundësive të bizneseve dhe punësimit të të rinjve.
Anëtarët e pranishëm të Komitetit të Gjelbër, Komitetit për Energji dhe Miniera dhe Komitetit për Tregti dhe Dogana të Odës Ekonomike Amerikane, shprehën shqetësimet e tyre lidhur me sigurinë e furnizimit me energji, por edhe ofruan ide e rekomandime për sa i përket promovimit të efiçencës energjetike në vend, përfshirë edhe financimin e investimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
British American Tobacco investon 100 milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City