LAJMI I FUNDIT:

Fuqia shkatërruese e tornados, erërat e forta rrokullisin kamionin në Pensilvani

Fuqia shkatërruese e tornados, erërat e forta rrokullisin kamionin në Pensilvani

Kamionët janë dukshëm më të rëndë sesa veturat, por kjo nuk do të thotë se edhe ata janë imun ndaj fatkeqësive dhe fuqisë natyrore.

Videoja nga kabina e një kamioni, tregon momentin kur mjeti has në rrugë në tornadon që goditi qytetin Horsham në Pensilvani, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të këtij muaji, kurse videoja tregon fuqinë e nënës natyre derisa erëra dhe shiu i rrëmbyeshëm vetëm sa forcoheshin – kështu në një moment edhe kamioni rrokulliset anash. Për fat të mirë shoferi që ishte brenda nuk është lënduar.

Videoja është shpërndarë në Reddit, e disa përdorues sugjerojnë se shoferi ka mundur të parandalojë incidentin me lëvizjen e rimorkios nga ana e majtë apo djathtë, me qëllim që kamioni dhe rimorkioja të formonin shkronjën L.

Megjithatë – duke marrë parasysh se drejtimi i erës ndryshoi shpejtë dhe gjithçka ndodhi për pak sekonda, për këtë është vështirë të thuhet se çfarëdo manovre e shoferit do ta parandalonte rrokullisjen e kamionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori