LAJMI I FUNDIT:

A funksionon kufiri i shpejtësisë prej 30 km/h?

A funksionon kufiri i shpejtësisë prej 30 km/h?

Në mars të vitit 2022, kufiri i shpejtësisë u ul në 30 km/h në shumicën e rrugëve në qytetin francez të Lionit.

Kjo masë bëri të mundur uljen me një të tretën e numrit të aksidenteve në rrugë. Dy vjet pas zbatimit të një kufiri të shpejtësisë 30 km/h në Lyon, rezultatet i mirëpret kryebashkiaku Gregory Doucet.


“Sot shohim rezultate të shkëlqyera pasi kemi ulur numrin e aksidenteve me 35 për qind, që është domethënëse. Gjithashtu shohim një ulje të aksidenteve të rënda me 39 për qind, pra ulje të numrit të viktimave dhe të lëndimeve të rënda”, tha ai.

Që nga 30 marsi 2022, më shumë se 80 për qind e rrugëve në Lion u është dhënë një kufi shpejtësie prej 30 km/h.

Megjithatë, sipas sondazheve të kryera në qytet, shpejtësia mesatare është ende pak më e lartë se shpejtësia e lejuar, pasi është 38 km/h.

Tashmë është në interes të autoriteteve që të ulin edhe më tej shpejtësinë dhe janë planifikuar masa si vendosja e kamerave shtesë të shpejtësisë. /Telegrafi/