LAJMI I FUNDIT:

Orteku në Zvicër, një nga të lënduarit vdes në spital

Orteku në Zvicër, një nga të lënduarit vdes në spital

(E plotësuar) Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur me lëndime pasi një ortek i papritur u shfaq në një shpat në një vendpushim popullor në Alpet zvicerane.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një 34 vjeçar francez, i cili vdiq në spital.


Ndërkohë, mediat kanë raportuar se qindra shpëtimtarë kërkuan gjatë natës, por e ndërprenë kërkimin të mërkurën në mëngjes, pasi askush nuk u raportua i zhdukur.

——————————————————————————-

Fundi i dramës në Zvicër: Të gjithë skiatorët u shpëtuan nga orteku, përfundojnë kërkimet

Ekipet e shpëtimit, të cilët shpëtuan katër skiatorë nga orteku në vendpushimin zviceran të Kran Montana, sot kanë përfunduar kërkimet sepse nuk gjetën më skiatorë të tjerë, ka thënë policia zvicerane.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një person është në gjendje kritike, ndërsa tre vetë janë plagosur lehtë nga orteku që ndodhi të martën në zonën Plen-Mort.

Siç bëhet e ditur, ekipet e shpëtimit dolën me mbi 240 njerëz dhe tetë helikopterë në vend, dhe qëndruan gjithë natën derisa kuptuan se nuk kishte më të ngujuar.

Katër personat e nxjerrë nga bora janë në një spital në kryeqytetin e kantonit të Valais, Sion.

Supozohet se orteku është aktivizuar pasi temperaturat kanë shënuar rritje javën e kaluar, gjë që shkaktoi shkrirjen e borës. /Telegrafi/