LAJMI I FUNDIT:

Fundamentalistët duan t’i shkatërrojnë piramidat

Fundamentalistët duan t’i shkatërrojnë piramidat

Nëse nuk e keni vizituar Kajron dhe nesër në Giza nuk keni mundur të admironi ndërtesat e lashta egjiptiane, atëherë nxitoni, sepse koha juaj ka skaduar! Lideri radikal islamik, Murgan Salem al-Gohari (50) ka bërë thirrje për shkatërrimin e tri piramidave të Gizës, si dhe të Sfinksit të famshëm, dhe gjithë kjo për shkak të idhujtarisë që sipas Islamit është i ndaluar.

"Të gjithë myslimanët duhet të zbatojnë mësimet e islamit dhe ne duhet t’i mënjanojmë këta idhuj, siç kanë bërë dikur në Afganistan kur i kanë shkatërruar statujat e Budës”, ka thënë al-Gohari në një intervistë për një televizion privat egjiptian.

"Zoti e urdhëroi Profetin Muhamed t’i shkatërrojë idhujt. Këtë e kam bërë edhe unë kur isha me talebanët, derisa qeveria jonë nuk arriti ta bëjë të njëjtën gjë në Egjipt”.


Të përkujtojmë se lideri taleban, Mullah Omar, në vitin 2001 lëshoi dha një urdhër për të shkatërruar të gjithë idhujt me imazhet e njerëzve ose të kafshëve. Si rezultat i urdhrit, talebanët, duke përdorur eksplozivë, tanke dhe raketa kundërajrore, shkatërruan shumicën e statujave antike të Budës, në provincën Bamiyan, rreth 230 kilometra nga Kabuli. Statujat ishin të shekullit të VI, ndërsa ishin 55 dhe 34 metra të gjata.

Nga përmbysja e dhunshme e regjimit të Hosni Mubarakut, në Egjipt është duke u përforcuar rryma radikale islamike që kërkon zbatimin e ligjit të Sheriatit. Vëllazëria Myslimane, që erdhi në pushtet, angazhohet që Piramidat e Gizës dhe Sfinksi të mbulohen me kanavace.

Presidenti i Egjiptit, Mohammed Mursi, nuk ka komentuar mbi këtë çështje. Ai më parë kishte deklaruar se Egjipti do të zgjerojë ofertat turistike, meqë vendi fiton miliona dollarë nga turistët nga e gjithë bota.

Shpesh, dhuna dhe përleshjet në Kajro ndikuan ndjeshëm në uljen e numrit të turistëve që kanë vizituar kryesisht vendpushimet luksoze në Detin e Kuq, për të shmangur kryeqytetin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Kalo në kategori