LAJMI I FUNDIT:

Fugo: Ushtarët shqiptarë treguan profesionalizmin e lartë

Fugo: Ushtarët shqiptarë treguan profesionalizmin e lartë

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Giovanni Fungo ka pritur sot ministren e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, të cilën e ka falënderuar për kontributin e trupave shqiptare në KFOR, duke theksuar profesionalizmin e lartë dhe zotimin e ushtarëve shqiptarë në përmbushjen e mandatit të KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it dhe ministrja Kodheli kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në gjendjen e sigurisë, si dhe situata e përgjithshme në Kosovë dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit.


Në veçanti KOMKFOR-i konfirmoi përkrahjen e tij për institucionet në Kosovë në përmirësimin e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) brenda mandatit të tashëm kushtetutes dhe në pajtim me kornizën ekzistuese legjislative.

Zhvillimi i mëtejmë i aftësive specifike të FSK-së do të bëhet në funksion të pranimit dhe promovimit të FSK-së brenda të gjitha etnive në Kosovë.

Takimi ishte një mundësi e shkëlqyeshme për KOMKFOR-in që ta theksojë profesionalizmin e lartë dhe zotimin e ushtarëve shqiptarë në përmbushjen e mandatit të KFOR-it.

Ai gjithashtu falënderoi znj. Kodheli dhe Republikën e Shqipërisë për rritjen e kontributit të trupave shqiptarë në KFOR, prania e së cilëve, që nga viti 2010, ishte vazhdimisht e besueshme dhe e aftë, thuhet në një komunikatë të KFOR-it.

Ky ishte takimi i parë i Kodheli në Shtabin e KFOR-it që nga viti 2015 dhe takimi i dytë zyrtar me Gjeneralin Fungo, gjatë mandatit të tij si komandant i KFOR-it./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori