LAJMI I FUNDIT:

Ftohtë dhe reshje bore sot në Kosovë – apelohet për kujdes në komunikacion

Ftohtë dhe reshje bore sot në Kosovë – apelohet për kujdes në komunikacion
Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbaj
mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore .

Reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin e Republikës.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

“Apelohet te pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, për shkak se rrugët janë të rrëshqitëshme dhe me ngrica, sidomos gjatë natës dhe orëve të para të ditës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/