Një mësuese e klasës së gjashtë nga Yuma, Arizona, Judith Toensing bëri një ndikim të fortë tek një nga nxënëset e saj, 21 vjet më parë.

Në fund të vitit shkollor në vitin 1997, znj. Toensing, shkroi një shënim në kartelën e raportit të nxënëses: "Ka qenë një gëzim që ju kishim në klasë. Vazhdo të punosh kështu. Më ftoni në diplomimin tuaj në Harvard!"


Dhe ky mesazh nuk ka përfunduar pa asgjë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Këtë javë, studentja, Christin Gilmer u diplomua në Harvard si doktore e shëndetit publik.

c1 4

Gilmer, e cila tani është 33 vjeçe, ishte vetëm 12 vjeçe në atë kohë, por mbajti mesazhin gjatë gjithë këtyre viteve.

Screenshot 13 2

"Kishte një domethënie të madhe për mua. Ishte dikush që më njihte kaq intimisht dhe besonte në ëndrrat dhe aftësinë time për t'i përmbushur ato", tha Gilmer për CNN.

c2 4

Gilmer, e cila shkroi një shënim falënderimi përpara diplomimit të saj, tha se Toensing ishte personi i parë që e nxiti atë në udhëtimin e studimit të shëndetit publik.

c3 4

"Znj. Judy Toensing më mësoi për ngjarjet e tanishme, shëndetin global dhe të drejtat e njeriut. Ajo ishte personi i parë që me mua e përcolli me pasion gjendjen e njerëzve që jetonin me HIV / AIDS".

Dhe kjo letër shpejt kapi vëmendjen e administratorëve të shkollës, të cilët vendosën të nderojnë Toensing duke e ftuar atë në diplomimin e nxënëses së saj, duke i paguar edhe të gjitha shpenzimet. /Telegrafi/