LAJMI I FUNDIT:

FSSHM-ja do ta zhbllokojë xhirollogarinë e Klinikës Gjinekologjike në Shkup

FSSHM-ja do ta  zhbllokojë xhirollogarinë e Klinikës Gjinekologjike në Shkup

Xhirollogaria e Klinikës Gjinekologjike dhe Akusherike do të zhbllokohet me mjetet e Fondit për Sigurim Shëndetësor me një këst të dhënë për klinikën, informoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Mbrëmë ka takim me drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë dhe problemi vetëm se është zgjidhur. Kësti është në shumën në të cilën është bllokuar xhirollogaria, por siç theksoi, nuk bëhet fjalë për mjete që janë shkurtuar nga diku, por për një shumë plotësuese parash.

“Do të sigurohet shuma plotësuese parash në formën kësti. Ajo shumë do të jetë në dispozicion të Klinikës Gjinekologjike gjatë ditës së sotme ose eventualisht për shkak afërsisë së festave të Pashkëve do të dërgohen javën e ardhshme, gjegjësisht ditën e martë. Problemi është i zgjidhur dhe llogaria do të jetë e hapur në funksionim normal të klinikës”, tha Filipçe, para konferencës së sotme për “përmirësimin e shërbimeve të akttviteve sociale dhe shëndetësisë publike”.

Ai nuk pret që përsëri të bllokohet llogaria e klinikës, edhe pse ka disa proceduar tjera që dërgojnë në të njëtin problem me çka ishte bllokuar llogaria e klinikës.

Ai tha se klinika punon dhe funksionon në normalitet dhe se nuk janë të rrezikuar rrogat e puntorëve. / Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!

Majko: Lufta e Kosovës ndryshoi orën e shqiptarëve, kaluam nëpër tehun e thikës, por ishim gati!

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”

Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Kalo në kategori